forumi islam
Ndërtimi i trurit në dritën e Kuranit fisnik

  Bota filloi në kohën e fundit të i studiojë zonat e trurit të njeriut përgjegjëse për dëgjim, të parë, ndjenja dhe vendosmëri. Kjo ndodhi më tepër se njëmijë vjet pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s... Nga: Dr Hussein Rudwan Al-Lubaidy 

Pastaj u paraqit befasia e cila tërë vëmendjen e orientoi në fshehtësinë mahnitëse e cila qëndron në dhënien e përparësisë dëgjimit mbi të parët. Këto janë versetet që përmendin syrin dhe veshin. Në këto versete mund të vërejmë që syri i paraprin veshit e që është situatë e kundërt në krahasim me të dëgjuarit dhe të parët.

A thua ndërtimi anatomik dhe funksional i zonave të lartëpërmendura të trurit njeriut ka qenë i njohur në kohën e Pejgamberit s.a.v.s.?

Gjithashtu, a thua ndërtimi i zonave urdhëruese sikur që janë qendrat për dëgjim, të parë dhe emocione si dhe zonës preferencës e cila zgjedh në mes opsioneve alternative, ka qenë e njohur me precizitet dhe detalisht më shumë se njëmijë vjet pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s.?

Përgjigjja e saktë është: Jo.

Tërë bota nuk ka qenë e vetëdijshme për asgjë në lidhje me ndërtimin e tërësishëm dhe kompleksiv të trurit. Bota filloi në kohën e fundit të i studiojë zonat e trurit të njeriut përgjegjëse për dëgjim, të parë, ndjenja dhe vendosmëri. Kjo ndodhi më tepër se njëmijë vjet pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s.

Pyetja e fundit do të ishte: Çfarë do të ishte komeni i bashkësisë ndërkombëtare të intelektualëve nëse të njëjtit zbulojnë hartën gjithëpërfshirëse anatomike dhe ndërtimit funksional të zonave të larta komanduese të trurit të njeriut ashtu siç është cekur në Kuranin fisnik? Nuk ka dyshim se përgjigjja logjike është: Ky do të jetë argument shkencor i saktësisë së Pejgamberit s.a.v.s. dhe mesazhit të tij, si dhe argument i pakontestuar se Kurani fisnik është e vetmja mrekulli e përhershme e mbetur e cila ka ngecur që tërë njerëzimi ta pasojë dhe që të jetë ligj për ata që dëshirojnë ta pasojnë rrugën e Drejtë. Ti zbulojmë, pra, fshehtësitë e trurit të njeriut (burimin e civilizimit dhe organit i cili njeriut i mundëson të gjykojë, bën zgjedhjen dhe bie vendime të lira).

Le ta vizatojmë hartën e trurit të njeriut me qendrat për urdhëra kryesor mental duke studiuar me durim versetet që kanë të bëjnë me dëgjim, të parë, dhe zemër në Kuranin fisnik (mrekulli e përhershme). Në komentet e periudhave të ndryshme të Kuranit fisnik kam vërejtur në vijim:

1. Përmendja e shqisës së dëgjimit dhe të parit në Kuranin fisnik:

"All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues."(En - Nahl, 78)

Dhe:

"Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.”(El - Ahkaf, 26)

2. Fjala dëgjim vie në njëjës, ndërsa fjala të parët vie në shumës.

3. Fjala zemër gjithmonë vie pas fjalës dëgjim dhe fjalës të parë:

"Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.”(El - Mu’minunë, 78)

4. Fjala memec vie në mes fjalës i shurdhër dhe i verbër:

"(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).” (El - Bekare, 18)

Komentuesit e Kuranit fisnik kanë ofruar argumentin personal në këtë verset duke thënë: "Përparësia ose prioriteti i dëgjimit mbi të parët është për shkak të pozitës së lartë të dëgjimit, gjegjësisht veshit. Veshi dëgjon nga të gjitha anët dhe ky është vegël perceptive për shpallje, ndërsa personi i cili flen, zgjohet nëpërmes veshit.”

Interpretimi i Kurtubiut thekson: "Shumica e filozofëve thotë se të parët ka përparësi mbi dëgjimin, sepse dëgjimi mund të perceptojë vetëm zërin dhe të folurit, ndërsa të parët percepton tërë trupin, të gjitha ngjyrat dhe format.”

Alusiu përmend në shpjegimin e tij: "Vërtet të gjitha shqisat janë të rëndësishme, nëse ekzistojnë në renditjen e tyre të rëndomtë. Mendohet se ai që humb një shqisë i zvogëlohen mundësit perceptive, andaj, favorizimi i njërës shqisë mbi tjetrën është pakuptim. Andaj, ideja e dhënies përparësi dëgjimit mbi të parët për shkak të pozitës më të lartë është e padrejtë dhe pabazë, por edhe pas kësaj nuk është e suptituar.”

Pastaj paraqitet befasia, e cila orientoi tërë vëmendjen në fshehtësinë mahnitëse e cila qëndron në dhënien e përparësisë dëgjimit mbi të parët.

Këto janë versetet që përmendin syrin dhe veshin. Në këto versete mund të vërejmë se syri i paraprin veshit e që është situata e kundërt në krahasim me dëgjimin dhe të parët:

"Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.”(El - A’rafë, 179)

"A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni.” (El - A’rafë, 195)   "Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë).” (El - Maide, 45)

Për këtë, nëse përparësia është për shkak të pozitës më të lartë, veshi do të duhet t’i paraprijë syrit sikur që dëgjimi është para të parit, sepse veshi është mjet i dëgjimit, ndërsa syri mjet vizual. Pra, nuk është në pyetje pozita më e lartë e një organi mbi tjetrin, por diç tjetër, mrekullia shkencore duke gjykuar sipas të gjitha gjasave. Shkencëtarët kanë zbuluar qendrën për dëgjim dhe rrugët me të cilën vërejmë gjërat e dukshme dhe ju japim kuptim. Kanë zbuluar se veshi është instrument i qendrës për dëgjim në kokën e njeriut, dhe qendra për dëgjim anatomikisht i paraprin qendrës për sy në trurin tonë. Këto del në pah një mrekulli e vërtetë.

Fjala dëgjim dhe të parë në versetet kuranore paraqiten në harmoni me renditjen e lokacioneve të qendrave për dëgjim dhe të parë në trurin e njeriut. Por, përveç që njeriu është i begatuar me dëgjim dhe të parë, posedon aftësinë e produksionit të elokuencës së stërholluar njerëzore. Shkencëtarët neurolog zbuluan vendin e quajtur fornix, i cili gjindet në mes qendrës për dëgjim para dhe qendrës për të parë prapa. Kur qendra për dëgjim është në intereaksion me qendrën për të parë, atëherë vendi në mes këtyre dy qendrave përbën vendin e produksionit të elokuencës njerëzore. Versetin kuranor që e kemi përmendur (i shurdhër, memec dhe i verbër) me fascinim unikal udhëzon në zonën elokuente në trurin e njeriut. Fjala memec e cila gjindet në mes fjalës i shurdhër në fillim dhe fjalës i verbër në fund të këtij vargu ka të bëjë me zonën e elokuencës në tru, e cila është e vendosur në te mes qendrës për dëgjim para dhe qendrës për të parë prapa. Nëse shurdhim mendohet mosfunksionim i dëgjimit, dhe nëse verbëria është mosfunksionim i të parit, memecëria andaj është mosfunksionim i të folurit.

E meqë ata që janë të përshkruar si të shurdhër, memec dhe të verbër janë ateistët, që kanë dëgjim të shëndoshë, shikim të qartë dhe të folur elokuent, shurdhimi këtu d.m.th. mosfunksionimin perceptiv të shqisës së dëgjimit, verbëria paraqet mosfunksionimin perceptiv të shqisës së parit, ndërsa memecëria paraqet defekt mental i cili ka të bëjë me elokuencën perceptive. Në afrim të kësaj përkrahje kemi versetin e Kuranit fisnik:

"All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?” (En - Nahl, 76)

Në këtë rast fjala memec udhëzon në zonën elokuente e cila në tru gjindet në mes qendrës për dëgjim dhe qendrës për të parë. Paraprakisht me këtë, kuptimi i fjalës memec dhe përdorimi i saj në Kuranin fisnik ka të bëjë me funksionimin e qendrës për elokuencë brenda trurit të njeriut.

Të ndalemi këtu që të skicojmë dhe të përshkruajmë detalisht zonat e përmendura në versete që kanë të bëjnë me dëgjim, të parë dhe elokuencë, e pastaj të shtrojmë pyetjen: A thua zona mentale të larta brenda trurit të njeriut janë të kufizuara kryesisht me dëgjim, shikim, elokuencë, dhe me të menduar, të ngjajshëm me këto?

Shkencëtarët kanë zbuluar që zona e elokuencës në trurin e njeriut gjindet në mes qendrës për dëgjim dhe qendrës për të parë.

Përgjigjja ime është: Jo, truri në brendinë e tij përmban zona tjera të lidhura me emocione dhe shqisa. Brenda këtyre zonave truri i njeriut orientohet nga kompjuteri me memorie kah kuptimi fisnik në të cilin truri - kompjuter me memorien e tij bashkon ndjenjat. Ai dëgjon dhe kupton atë që dëgjon dhe vepron me kthim. Ai sheh dhe kupton atë që sheh dhe vepron me kthim. Dëgjimi dhe shikimi orientohen nëpërmes këtij veprimi. Ky kuptim i thellë nuk ekziston në makinat e përparuara që janë të mbajtura me potenciale të mëdha input dhe output, shënimeve hyrëse dhe dalëse. Sado që këto makina janë të sofistikuara, prapëseprapë mbesin trupa pa jetë të privuara nga emocionet dhe ndjenjat e përgjegjëisë.

A është e mundur të përcaktojmë lokacionin dhe funksionin e zonave përgjegjëse për ndjenja dhe emocione në bazë të verseteve të Kuranit fisnik?

Përgjigjja është: Po, kjo është e mundur. Por si?

Me studimin e vëmendshëm të verseteve në të cilët përmendet fjala Fuad (zemra) zbulojmë vëzhgimet në vijim:

1. Fjala Fuad (zemër) në Kuran gjithmonë është e vendosur pas fjalëve dëgjim dhe fjalëve shikim.

2. Fjala Fuad (zemër) vie në shumës (Ef’ide) sikur edhe fjala shikim:

"All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.” (En - Nahl, 78)

3. Fjala Fuad (zemër) vie në kuptim siç janë emocionet, instiktet dhe ndjenjat.

Emocionet:

"Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.” (Ibrahim, 37)

Instiktet:

"Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.

Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).” (El - En’amë, 112-113)

Ndjenjat:

"Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.

Që depërton deri në loçkë të zemrës.” (El - Humeze, 6-7)

Ndërsa fjala Kalb (zemër) vie në kuptimin që përfshin mendimet dhe ndjenjat:

"A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.” (El - Haxhxh, 46)

4. Njohja e Kalbit (zemër) në një anë dhe Fuad (zemër) në anën tjetër:

"E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).” (El - Kasas, 10)

Gjithashtu në hadithin e Pejgamberit s.a.v.s qëndron: "Jemenasit janë popull me zemër të butë dhe zemra të qetësuara”, dhe "Allahu do ta bëjë zemrën tënde të patrembur dhe ta udhëzojmë zemrën tënde”.

Shkencëtarët kanë zbuluar që ekziston qendra për emocione dhe instikte në tru.

Këto vëzhgime të qarta vënë në shenjë në dallimin në mes zemrës (Kalb) në një anë dhe zemrës (Fuad) në anën tjetër. Kjo paraqet që Fuad organikisht është i lidhur me dëgjim dhe shikim dhe ka lidhje me ndjenjat, emocionet dhe instiktet.

Nëse të dëgjuarit i përshkruhet për dëgjimin në të cilin percipohen zërat dhe i jep kuptim, dhe nëse të parët ka të bëjë me qendrën e të parët ku vërehen dhe kuptohen gjërat e dukshme, atëherë Fuad, i cili organikisht është i lidhur me dëgjim dhe shikim, ka të bëjë me qendrën për ndjenja dhe emocione.

Dr Me’mun Mubejjid në veprën "Mësohu t’i mbizotërosh emocionet tuaja” (Sarajevë, 2008), në faqen 33 definon dhe prezanton funksionin amigdale, qendrën për emocione dhe thotë: "Kjo është stacion i bashkimit të qelizave nervore brenda trurit dhe kjo është qendër e veçantë për emocione dhe ndjenja. Nëse amigdale lëndohet, njeriu mund të humbasë dimensionin emocional të ngjarjeve jetësore. Atëherë bëhet qenie e ftohtë pa emocione dhe pa mundësi të kthejë ndjenjat, pak i interesuar për njerëzit tjerë. Të gjitha informatat të cilat nëpërmes shqisave të ndryshme arrijnë në tru, së pari kalojnë nëpër amigdale, ku zhvillohet shikimi i shpejtë i tyre ku do të vërehet a thua në këto informata ka diç me rëndësi për këtë person. Informatat e përmendura te njeriu krijojnë ndjenjën e lumturisë, gëzimit, emocioneve, pikëllimit, hidhërimit, etj. Ky proces ndodh para se informatat të arrijnë te korja e trurit e cila zakonisht është përgjegjëse për analizë dhe kuptim të informatave. Në rast se në mesin e informatave gjinden disa të rëndësishme dhe emocionuese, këto nga amigdale dalin kah korja e trurit duke bartur me vete emocione të fuqishme. Këto emocione ndonjëherë i mbizotëron me mendim të qetë logjik, e ndonjëherë në tërësi do ta inkibojnë.”

Por, a është e mundur nëpërmes verseteve kuranore të identifikojmë lokacionin e Fuadit si zemër e trurit? Përgjigjja është: Po, për arsye se Fuadi ekziston në vend të caktuar pas dëgjimit, e jo prapa, pas qendrës për të parë. Kjo kërkon nga ne që të drejtohemi më thellë në strukturat e trurit meqë shkencëtarët kanë zbuluar zonat e ndjenjave dhe emocioneve. Mirëpo, shtrohet pyetja: A thua ndjenjat dhe emocionet në te janë në komptencën e njeriut? Përgjigjja është: Jo, sepse zemra pranon ndjenja të papritura dhe emocionuese dhe reagon ndaj ndjenjave të saj.

Pra, shtrohet pyetja: Cila është ajo vlerë e lartë njerëzore, e cila e bën qenien njerëzore të kualifikuar për gjykim dhe urdhërim?

Përgjigjja është: Kjo është një forcë diskrete e cila i mundëson të zgjedh në mes opsioneve alternative. A ekziston një vend brenda trurit njerëzor në të cilin kjo vlerë e madhe njerëzore paraqitet? Përgjigja është: Po, kjo është pjesa e përparme e lobit frontal të trurit të njeriut.

Shkencëtarët para pak kohe zbuluan lidhjen e tij me aftësinë që të zgjedh në mes opsioneve alternative me relacionet mentale të larta.

A ekziston ndonjë referencë në Kuran për lokacionin dhe funksionin e lobit frontal? Përgjigjja është: Po, por në çfarë mënyre?

Duke studiuar versetet në vijim:

"Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.” (Hudë, 56)

"A më tregon atë që pengon,

Një rob kur ai falet?

Ç'mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?

Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.

A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?

A nuk e di ai se All-llahu e sheh?

Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.

Floku rrenacak, mëkatar.”(El - Alak, 9-16)

Balluket në kuptim gjuhësor dhe terminologjik d.m.th. pjesa e ballit ku fillojnë flokët ose zona ballore. Verseti i parë (kaptina Hudë) përcakton ballin si vend i nivelit më të lartë i udhëheqjes dhe dirigjimit në trupin e njeriut. Verseti tjetër (kaptina El-Alak) shpjegon që zona paraballore është lokacion për aftësitë e zgjedhjes në mes opsioneve alternative.

Në fund, mund të dizajnojmë pamjen tridimensionale të trurit dhe në te të përcaktojmë lokacionin dhe funksionin e qendrave për dëgjim, të parë, emocione, vendosmëri në mënyrën si është shpjeguar me skicën vijuese. Imazhi tridimensional i trurit njerëzor i shpallur në versetet që paraqesin mrekulli unikale të Kuranit fisnik sa vijon:

1. Kur fjala sy vie me fjalën vesh në versetin e njëjtë, syri i paraprin veshit në renditjen e fjalëve. Syri gjindet në pjesën e përparme të kokës së njeriut, ndërsa veshi pason prapa.

2. Renditja e fjalëve dëgjim dhe të parë në gjithë versetet kuranore është identike me renditjen e lokacioneve të qendrave për dëgjim dhe të parë brenda trurit njerëzor. Pra, dëgjimi i paraprin të parit në Kuranin fisnik, ndërsa qendra për dëgjim gjindet para qendrës për të parë në trurin njerëzor.

3. Fjala Fuad merr pozicionin fiks pas fjalës dëgjim dhe të parë në gjithë versetet kuranore. Në gjuhën arabe kjo fjalë ka kuptimin e ndjenjës, e gjithashtu quhet edhe Kalb (zemër).

4. Fjala memec gjithmonë vie në renditje në mes fjalës shurdhë dhe verbër në gjitha versetet kuranore. Shkencëtarët zbuluan qendrën kryesore të elokuencës e cila ndodhet në tru në mes qendrës për dëgjim dhe qendrës për të parë.

____________________________________________________________________________________________________
Si ta shfrytëzojmë më mirë minutën  

Secila minutë e jetës sate është sikurse guri me të cilën ndërton kullën e nderit dhe krenarisë me të cilën mund të ngritesh lartë...   Nga: Harmin Suljiq

Koha është jeta e njeriut. Më e rëndësishme është që jetën ta ruajmë nga shkujdesia dhe përtacia. I mençur është ai i cili përkushtohet shfrytëzimit të kohës në mënyrën më të mirë, ngase jeta nuk është enë për gjëra të parëndësishme dhe tregime boshe, por përpjekje dhe mund në vepra të mira me të cilat Allahu i madhërishëm është i kënaqur. Për këtë njeriu përpiqet që të jetë i dobishëm për njerëzit tjerë.

Secila minutë e jetës sate është sikurse guri me të cilën ndërton kullën e nderit dhe krenarisë me të cilën mund të ngritesh lartë, ose t’i ndihmosh dikujt për të qenë i lumtur, qoftë ajo edhe thërrmi e veprës së mirë.

Nëse mundohesh të arrish këto shkallë madhështore ose nëse dëshiron të kontribuosh që tjerët në rrethin tënd të jenë nga ti të lumtur, atëherë harro përtacinë dhe në mes teje dhe lojës vër pengesë.

Vetëm në një minutë mund të bësh të mirë të madhe dhe meritosh thevab të madh. Vetëm një minutë mund ta zgjat jetën, rrit produktivitetin tënd, forcojë mendjen, rrit veprat e mira. Vetëm në një minutë në librin e veprave tua mund të shënohen shumë gjëra, vetëm nëse di si ti ruash.

Këto që do t’i përmend janë vetëm disa vepra të cilat mund të bëhen në një minutë:

1. Vetëm në një minutë mund ta lexosh kaptinën El-Fatiha, ngadalë në vete, dhe të fitosh 1.400 thevabe - vepra të mira, siç kanë njehsuar disa. Nëse e lexon shtatë herë, atëherë këto janë 9.800 thevabe, dhe të gjitha këto në një minutë.

2. Vetëm në një minutë mund ta lexosh kaptinën El-Ihlas për ne e njohur si Kul-huvellahu, njëzet herë ngadalë në vete. Leximi i kaptinës El-Ihlas është baraz me një të tretën e Kuranit, ndërsa leximi njëzet herë është baraz me leximin e Kuranit shtatë herë. Nëse e lexon çdo ditë në afat prej një minute njëzet herë, atëherë kjo për një muaj është 600 herë, në vit 7.200 herë, që d.m.th. që do të jesh i shpërblyer sikur ta lexosh Kuranin 2.400 herë.

3. Për një minutë mund ta lexosh një faqe të tërë të Kuranit.

4. Për një minutë mund ta mësosh përmendësh një verset të shkurtër të Kuranit.

5. Për një minutë mund të thuash njëzet herë "La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir”. Shpërblimi për këtë lexim është sikur t’i lirosh tetë robër në rrugën e Allahut nga pasardhësit e Ismailit a.s.

6. Për një minutë mund të thuash "Subhanallahi ve bi hamdihi” 100 herë. Kush e thotë këtë, do t’i falen mëkatet qofshin sa shkumba e detit.

7. Për një minutë mund të thuash 50 herë "Subhanallahi ve bi hamdihi Subhanallahil adhim”. Dy fjalë të lehta në gjuhë, të rënda në peshojë, të dashura për Mëshiruesin. (Buhariu dhe Muslimi)

8. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: "Më e dashur për mua është të them ‘Subhanallahi vel-hamdu-lil-lah ve la ilahe il-lallahu vall-llahu ekber’ sesa në atë mbi të cilën lind dielli.” (Muslimi) Këto fjalë mund të përsëriten 20 herë në minutë. Njëkohësisht këto fjalë janë më të dashura për Allahun e madhërishëm, ndërsa pesha e tyre në peshojë është tejet e madhe.

9. Për një minutë mund të thuash më shumë se 40 herë "La havle ve la kuv-vete il-la bil-lah”. Këto fjalë paraqesin një prej thesareve të xhennetit, siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, por njëkohësisht ndihmojnë njeriun të përballojë vështirësitë dhe të meritojë shkallë të larta.

10. Për një minutë mund të thuash 50 herë "La ilahe il-lallah”. Kjo është fjala më madhështore, fjalë e teuhidit, ndërsa atij që kjo i është fjala e fundit, do të hyjë në xhennet.

11. Për një minutë mund të thuash 15 herë "Subhanallahi ve bi hamdihi adede halkihi ve rida nefsihi zinete arshihi ve midade kelimatihi”. Këto fjalë që nënkuptojnë më shumë se tesbih dhe dhikër, siç transmetohen nga Pejgamberi s.a.v.s.

12. Për një minutë mund të kërkosh falje nga Allahu i madhërishëm më tepër se 100 herë me fjalët "Estagfirullah”. Vlera e këtyre fjalëve është pa çmim: istigfari është shkas i hyrjes në xhennet, falje e mëkateve, shkas i jetesës së bukur, rritje e fuqisë, mënjanim i fatkeqësive, lehtësim i punëve, zbritje shiut, rritje e pasurisë dhe dhënie e trashëgimtarëve.

13. Për një minutë mund të thuash fjalë që janë të vlefshme te Allahu në atë masë që një moment para vdekjes në vend të meritës së Xhehennemit mund të meritosh Xhennetin.

14. Për një minutë mund të biesh 50 herë salavat mbi Pejgamberin s.a.v.s. me fjalët "Sal-lallahu alejhi ve-sel-lem”, ndërsa Allahu mbi ty do të bie 500 herë salavate.

15. Për një minutë mund të meditosh për krijimin e qiejve dhe Tokës dhe të jesh i renditur në ata që janë të pajisur me arsye dhe intelekt të cilët Allahu i madhërishëm i ka lavdëruar në Librin e Tij.

16. Për një minutë zemra mund të mbushet me falënderim ndaj Allahut, dashuri, frikë, shpresë dhe dëshirë për Të. Në këtë mënyrë mund të arrish shkallë të larta në bindje ndaj Allahut dhe këtë derisa relaksohesh dhe pushon në krevatin e dhomës sate.

17. Për një minutë mund të lexosh dy faqe të një libri të dobishëm.

18. Për një minutë mund t’i lidhësh lidhjet familjare me thirrje telefonike.

19. Për një minutë mund të ngritësh duart duke bërë lutje të shkurtëra.

20. Për një minutë mund të japësh selam dhe shtrëngosh dorën shumë njerëzve.

21. Për një minutë mund të urdhërosh të bëhet e mira dhe ta ndalosh te keqen.

22. Për një minutë mund ta këshillosh vëllain tënd.

23. Për një minutë mund të ndërmjetësosh në mirësi d.m.th. me ndërmjetësim të bukur për dikënd.

24. Për një minutë mund ta gëzosh të pikëlluarin dhe t’ia largosh brengat.

25. Për një minutë mund të mënjanosh pengesën nga rruga.

Një minutë e shfrytëzuar udhëheq kah shfrytëzimi më i drejtë i minutës tjetër, në të cilën mund të bëhen vepra të mira për të cilat nuk nevojitet mund i veçantë ose pasuri. Pra, në çdo moment, në veturë, në shëtitje, ulur, shtrirë, dhe gjitha pozitat tjera mund t’i bësh këto vepra të mira, të cilat janë shkas i lumturisë, zemërgjerësisë dhe mënjanim të brengave.

Të këshilloj që t’i mbash mend ose t’i printosh, ose t’i përshkruash këto pika dhe të përkujtosh se çfarë mund të bësh për një minutë. Të shohësh sesa e ke shfrytëzuar kohën tënde dhe sa u ke ndihmuar vëllezërve tu myslimanë.

Asnjë vepër të mirë mos e anashkaloni ose nënvlerësoni

_____________________________________________________________________________________________________
Ilaç për sy i nxjerrur nga Kurani  

                        Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhon një ilaçi të quajtur "ilaç kur'anor" që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikimit të dobët pa ndërhyrje kirurgjike Nga: Senad MakuUlqin

Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhon një ilaçi të quajtur "ilaç kur'anor" që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikimit të dobët pa ndërhyrje kirurgjike.

Sipas gazetës Ar-Raya, e cila botohet në Katar. "Ky medikament, i cili u përpilua nga mjeku egjiptian Abdul Basit Muhammed nga sekrecioni i gjëndrave të djersës njerëzore, kishte sukses në 99% të rasteve pa pasoja negative. Ilaçi kur'anor është regjistruar në Evropë dhe SHBA. Gjithashtu bëhet e ditur se kompania zvicerane këtë ilaç e prodhon në gjendje të lëngët dhe pika.

Burim i frymëzimit është nga Kur'ani përkatsisht nga kaptina Jusuf që gjendet në Kur'an.

Dr. Abdul Basit Muhammed theksoi se frymëzimin e mori nga kaptina Jusuf dhe tha: "Një mëngjes, derisa po lexoja kaptinën Jusuf, vëmendjen ma tërhoqi ajeti 84 dhe ajetet që pasojnë"

Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). "(Kur'an: Jusuf, 84.)

"Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje". E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?" (Kur'an:Jusuf, 93-96.)

Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij Jusufin a.s., e për të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve dhe kur më vonë në sytë e pikëlluara të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit a.s. Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.

Këtu fillova të mendoj. Çfarë mund të ishte në këmishën ë Jusufit a.s.? Së fundi kam ardhur në përfundim se nuk mund të jetë asgjë më shumë se djersa (aroma të cilën e ndjen Jakubi a.s.). Pastaj fillova të mendoj për djersën dhe përbërjen e saj. Shkova në laborator dhe fillova të hulumtoj.

Kam bëra një seri provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam kryer trajtimin në 250 pacientë, duke u dhënë atyre ilaçe dy javë nga dy herë në ditë. Kur arrita sukses në 99% të rasteve, thash në veten time:" Kjo është mrekulli e Kur'anit! "

Dr. Abdul Basti Muhammed rezultatet ua prezantoi institucioneve përkatëse në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë të bëjnë me patentimin e zbulimeve të reja. Pas provave dhe hulumtimeve të kryera, nënshkroi një kontratë me një kompani zvicerane, me kusht që në paketim të ilaçit në mënyrë të qartë të theksohet "ilaç kur'anor. Firma zvicerane pranoi kërkesën dhe filloi prodhimin e këtij ilaçi.

Allahu i Madhëruar në Kur'anin fisnik thotë: "Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim. " (Kur'an:El-Isra, 82.)

____________________________________________________________________________________________________
Kopshtet e xhenetit  "Kur të kaloni nëpër kopshtet e xhenetit, qëndroni në to.” 

Ndër mexhliset më të mira, më të pastra, më të ndershme, më me vlerë dhe pozitë të lartë te Allahu janë mexhliset e dhikrit (përmendjes së Allahut). Këto mexhlise janë për zemrën, për rritje të imanit, pastrim të shpirtit dhe për rrugë të lumturisë e shpëtimit në këtë botë dhe në ahiret. Për vlerën dhe nxitjen e pjesëmarrjes në këto mexhlise, e që janë më të mirat, ka shumë tekste nga Kur’ani dhe Suneti, gjë që vërtetojnë nderin, vlerën dhe ngritjen e pozitës së tyre. Mexhliset e dhikrit janë kopshtet e xhenetit në këtë dynja.

 Transmetohet nga Enes Ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: 
"Kur të kaloni nëpër kopshtet e xhenetit, qëndroni në to.” I thanë: "Cilat janë kopshtet e xhenetit, o i Dërguari i Allahut?” Ai është përgjigjur: "Kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut)” (Tirmidhiu)

Kush dëshiron që të qëndrojë në kopshtet e xhenetit në këtë dynja le të prezantojë në kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut), sepse ato janë kopshtet e xhenetit.

Mexhliset e dhikrit janë mexhliset e melaikeve. Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: 
"Allahu ka caktuar melaike që shëtisin nëpër rrugë duke kërkuar ata që përmendin Allahun. Dhe nëse gjejnë ndonjë grup që përmendin Allahun, i thonë: Na i tregoni nevojat tuaja, dhe i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e dynjasë. Allahu pyet melaiket ndërkohë që Ai e di më mirë:
"Çfarë po thonë robërit e Mi?”

Melaiket i përgjigjen: "Ty të lavdërojnë, o Allah, Ty të falënderojnë, Ty të madhërojnë dhe Ty të lartësojnë.”

Allahu iu thotë: Vallë, a më kanë parë Mua?

I thonë: Jo, për Ty (betohen), nuk të kanë parë.

Allahu iu thotë: Po sikur të më kishin parë Mua?

Melaiket përgjigjen: Sikur të kishin parë Ty, ata do të lavdëronin edhe më shumë, do të falënderonin edhe më shumë.

Allahu i pyet: Çfarë kërkojnë prej meje? 

I përgjigjen: Xhenetin.

Allahu iu thotë: Vallë a e kanë parë Xhenetin?

I përgjigjen: Jo, për Ty, nuk e kanë parë.

Allahu iu thotë: Po sikur ta kishin parë?

I përgjigjen: do ta kërkonin pa pushim, dhe do të përpiqeshin me çdo kusht ta fitonin.

Allahu iu thotë: Nga se kërkojnë mbrojtje prej Meje?

I përgjigjen: Nga zjarri i Xhehenemit.

Allahu i pyet: A e kanë parë atë?

I përgjigjen: Jo, pasha Ty, nuk e kanë parë.

Allahu iu thotë: Po sikur ta kishin parë?

I përgjigjen: Nëse do ta kishin parë atë, do t’i largoheshin e frikësoheshin akoma më shumë.

Allahu thotë: "O Melaiket e Mia, Unë ju bëj dëshmitarë juve se Unë i kam falur ata.” (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu etj., nga Ebu Hurejre)

Një prej melaikeve thotë: "O Allah, aty ndodhet një person i cili nuk është aty për tjetër pos për nevojat e veta.”

Allahu thotë: Tek ai kuvend edhe ai që është rastësisht nuk do të dalë i humbur.(kjo shtojcë është te Buhariu)

 Pra, mexhliset e dhikrit janë mexhliset e melaikeve, përkundër mexhliseve të kota të cilat janë mexhlise të shejtanit. Allahu i Lartësuar thotë: 
"Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kur’ani) Ne do t’ia caktojmë një djall që do t’i bëhet shok i pandashëm.” (Zuhruf, 36) 

Mexhliset e dhikrit e mbrojnë robin nga keqardhja dhe të penduarit në ditën e kiametit përkundër mexhliseve të kota të cilat për robin do të jenë pendim në Ditën e Kiametit.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: 
"Kush ulet në një vend dhe nuk përmend Allahun, ajo tek Allahu është humbje kohe dhe do të pendohet; dhe kush shtrihet dhe nuk e përmend Allahun tek Allahu është humbje e kotë dhe do të pendohet.” 

Prej nderit të mexhlisit të dhikrit është pozita e lartë te Allahu dhe se Allahu krenohet para melaikeve me ata të cilët e përmendin Atë. Një ditë doli Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e gjeti një grup njerëzish në xhami, e i pyeti: 
"Pse jeni tubuar në këtë vend? Thanë: jemi tubuar ta përmendim Allahun. U tha: Vall-llahi, vetëm për këtë qëllim jeni tubuar? Thanë: Vall-llahi vetëm për këtë qëllim jemi tubuar. U tha: unë nuk kërkova betimin prej jush nga shkaku se nuk ju besova, mirëpo askush s’ka qenë i afërt me të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sa kam qenë unë me të, e që ka transmetuar hadithe më shumë se unë. I Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  doli një ditë dhe gjeti një grup të shokëve të vet dhe i pyeti: pse jeni tubuar? I thanë: jemi tubuar ta përmendim Allahun dhe ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam e na ka dhënë këtë dhuratë. U tha: vall-llahi vetëm për këtë shkak jeni tubuar? Thanë: po, vetëm për këtë qëllim jemi tubuar. U tha: unë nuk kërkova prej jush betimin pse nuk ju besova, mirëpo më erdhi Xhibrili dhe më lajmëroi se Allahu me ju krenohet para melekëve". (transmeton Muslimi).

 Mexhliset e dhikrit janë shkak i madh për ruajtjen e gjuhës nga gibeti, thashethemet, gënjeshtra, nga e shara, tallja dhe e kota. Njeriut patjetër i duhet të flasë dhe gjuha nuk është krijuar vetëm se për të folur e nëse nuk flet duke përmendur Allahun e Lartësuar patjetër që do të flasë fjalë të ndaluara. Kush e mëson gjuhën e tij me të përmendurit e Allahut të Lartësuar do ta ruaj gjuhën e tij nga haramet, ndërsa kush e ka të thatë gjuhën e tij nga të përmendurit e Allahut të Lartësuar do të shqiptojë gjëra të ndaluara.

Ajo që duhet ta dijë muslimani është se të përmendurit e Allahut të Lartësuar nuk përmblidhet vetëm në mexhliset në të cilat përmendet emri i Allahut me lavdërim, madhëri e të ngjashme, por kjo përfshin çdo gjë në të cilën përmendet çështja e Allahut si: hallalli, harami, çfarë do Allahu dhe kënaqet me të dhe ndoshta ky lloj i dhikrit mund të jetë më i dobishëm se ai për shkak të njohjes së hallallit dhe haramit e kjo është obligim për çdo musliman, përderisa të përmendurit e Allahut me gjuhë më së shumti është gjë vullnetare ndërsa obligim mund të jetë në namazet farze. Njohja e asaj çfarë ka obliguar Allahu, çfarë do dhe kënaqet, çfarë urren, obligohet për çdo njeri që ta mësojë çdo njeri që ka nevojë për diçka prej tyre. 

Lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit që të na bëjë prej atyre të cilët e përmendin Atë, të na bëjë të dobishëm me atë çfarë kemi shkruar dhe të na ndihmojë në këtë botë dhe në ahiret se Ai është Fisnik dhe Bujar. Dhe, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë atë deri në Ditën e Fundit. 
___________________________________________________________________________________________________
_
SIHRI, SI TË BALLAFAQOHEMI ME TË...Kushtet dhe veprimet për parandalimin e sihrit:

1. Besimi i shëndoshë që nuk është i njollosur me shirk apo me ndonjë formë të risisë (bidatit). Bindja dhe besimi i fortë janë kështjella mbrojtëse e besimtarit, prandaj besimtari duhet të ruhet nga gjërat, që e dobësojnë imanin e tij, që shkaktojnë dyshime, që i çojnë njerëzit të kërkojnë ndihmë prej magjistarëve.

2. Mbështetja e plotë tek Allahu (tevekuli) dhe bindja se Allahu është i Vetmi që mund të sjelli dobi dhe dëm. Mbështetja tek Allahu është prej shkaqeve më të mëdha për parandalimin dhe largimin e sprovave. I Lartësuari thotë: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Talak, 3)

Atij që i mjafton Allahu, dhe atij që kërkon mbrojtje vetëm prej Allahut, atij nuk do t’i bëjë dëm asgjë përpos gjërave me të cilat Allahu i sprovon të gjithë njerëzit, si i ftohti, nxehtësia, uria dhe etja, na thotë Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë.

Allahu, subhanehu ue teala, për shejtanin dhe pushtetin e tij thotë: “Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.” (Nahl, 100)

3. Frika e vetme e jonë duhet të jetë frika prej Allahut, Sunduesit të botës së dukshme dhe asaj të padukshme.

4. Shmangia nga të zhyturit thellë në çështjet dhe temat rreth iluzioneve dhe fantazmave.

5. Kërkimi i strehimit tek Allahu në vazhdimësi.

6. Pastrimi i zemrës, synimi fisnik dhe mosmashtrimi i muslimanëve.

7. Kujdesi i veçantë për faljen e namazit në kohën e vet, me xhemat, me përulje dhe përkushtim. Moskujdesi për namazin i hap rrugë forcimit të ndikimit të shejtanit.

8. Përmendja e shpeshtë e Allahut dhe kujdesi ndaj lutjeve të mëngjesit, mbrëmjes, si dhe lutjeve që i ka bërë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në situata të ndryshme.

9. Kërkimi i mbrojtjes prej Allahut për fëmijët dhe familjen.

10. Pendimi dhe kërkimi i faljes. Gjërat që i ndodhin njeriut janë pasojë e mëkateve të tij. Me pendim fshihen gjurmët e mëkatit.

11. Pastrimi i shtëpisë prej fotografive, statujave, qenve, mjeteve muzikore dhe të gjitha mjeteve që e drejtojnë vëmendjen e njeriut tek gjërat e dëmshme, ose tek ato të padobishmet.

12. Pastërtia - abdesi, guslli dhe pastrimi i gjërave që konsiderohen papastërti në Islam. Vendet e papastra janë vendtubimi i djajve.

13. Duaja e sinqertë, që të jemi vazhdimisht nën mbrojtjen e Allahut, subhanehu ue teala.

14. Leximi i Kuranit në shtëpi, në veçanti leximi i kaptinës El Bekare.

15. Kur të shohësh diçka të bukur tek vetja, ose tek të tjerët le të thotë: Mashalla, tebarekallah la kuvete il-la bil-lah.

16. Devotshmëria, e cila nënkupton zbatimin e urdhrave të Allahut dhe largimi prej gjërave dhe veprimeve që i ka ndaluar.

17. Durimi, shpresa për shpërblim për çdo sprovë, e cila na ndodh dhe mendimi i mirë për Allahun e Madhëruar.

Nëse një njeri sprovohet më sëmundje si sihri, mësyshi, ankthi, depresioni dhe gjendje të ngjashme nuk është e ndaluar që në situata të këtilla të mjekohet me procedurat terapeutike, të cilat nuk janë të ndaluara fetarisht. Atij i lejohet të konsultohet me mjekë, të profileve të ndryshëm, madje edhe me psikiatër. Sëmundjet psikike janë realitet dhe nuk munden të anashkalohen plotësisht, duke i konsideruar sihr ose prekje (mess), ashtu si nuk mundet të nënvlerësohet mjekësia moderne dhe metodat e saj të mjekimit.

Shërimi me rukje është gjithashtu i lejuar dhe ajo me lejen e Allahut, e ka ndikimin e saj pozitiv.

Përkufizimi i rukjes dhe disa rregulla lidhur me të:

Rukje është leximi, i cili i bëhet të sëmurit në raste të mësyshit, kafshimit të akrepit, sihrit, helmimit, dhimbjes, brengës, mërzisë, çmendurisë, frikës, epilepsisë etj.

Kushtet që duhet t’i plotësojë dikush për rukje janë:

1.            Të lexohen ajete të Kuranit, lutje të lejuara fetarisht (në të cilat nuk ka gjëra të ndaluara si shirku, kërkimi i ndërmjetësimit dhe të ngjashme).

2.            Të lexohet arabisht përpos në raste kur një gjë e tillë është e pamundshme.

3.            Të mos mbështetet (plotësisht dhe vetëm) të rukja, sepse ajo është vetëm sebep, i cili mund të jetë i dobishëm, por mundet edhe mos të ndikojë.

4.            Ajo që lexohet duhet të ketë kuptim të qartë (mos të ketë kuptime në ndryshme).

5.            Ndalohet lutja e tjetërkujt përpos Allahut.

6.            Ndalohen fjalët e ndaluara, fyerjet dhe sharjet.

7.            Leximi i rukjes të bëhet në vend të pastër dhe në gjendje të pastërtisë fetare të atij që i bëhet rukje.

Disa cilësi që duhet t’i ketë ai që bën rukje:

Të jetë i njohur për besim të pastër, me devotshmëri, me kujdes ndaj namazit me xhemat, t’i ruaj fshehtësitë e të sëmurëve, të jetë optimist, njeri që inkurajon e jo njeri që është pesimist dhe shpresëhumbur. Duhet të jetë i vendosur, të ndërmarri veprimet e nevojshme për t’u mbrojtur nga ngacmimet dhe sulmet e djajve.

Mjekimi me rukje prej një personi tjetër lejohet, edhe pse rukja që njeriu ia bën vetes është më e preferuar. Kur njeriu i bën rukje vetes del në shesh plotësimi i imanit të tij, askush sikurse ai vetë nuk është i interesuar për shërim, sa më shumë të shprehet nevoja e njeriut për ndihmën e Allahut, aq më afër është zgjidhja dhe shërimi. Njeriu duhet ta ruajë vazhdimësinë në devotshmëri dhe mos të humbi shpresën, duke e përshpejtuar shërimin.

A lejohet shkuarja tek magjistarët dhe fallxhorët për të përfituar prej tyre?

Nuk lejohet, sepse në gjërat e ndaluara nuk gjendet shërimi i sëmundjeve. Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush shkon tek fallxhori, ose falltari dhe i beson atij, e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit.” (Ahmedi).

Në një hadith tjetër ai thotë: “Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet atë namazi i tij nuk do t’i pranohet dyzet net.” (Muslimi).

Besimtari duhet të jetë i kujdesshëm dhe mos të lejojë të mashtrohet e të shkojë tek këta njerëz, që pretendojnë se e dinë të fshehtën, ose se mund të shërojnë dikë.

Disa shenja me të cilat njihen sihirbazët (magjistarët) dhe falltarët rrenacakë.

1.            Pyesin për emrin e babës ose të nënës, që të mësojnë diçka për të sëmurin me anë të shejtanëve.

2.            Kërkon diçka që i takon të sëmurit, si fije floku, petka, fotografi dhe të ngjashme.

3.            Jep nuska-hajmali (një copë letër e mbledhur zakonisht si trekëndësh, e mbushur me fjalë kufri, vizatime të çuditshme ose vetëm vija...)

4.            Atë që e lexon si zakonisht nuk kuptohet.

5.            Kërkon prej të sëmurit të therë ndonjë kafshë dhe i thotë të mos e përmendi emrin e Allahut gjatë therjes.

6.            I ndalon të sëmurit të pastrohet me ujë për një kohë të caktuar.

7.            I jep diçka dhe e urdhëron ta fshehë nën tokë.

8.            I jep fletë dhe e urdhëron t’i djegë dhe pastaj të tymoset me tymin e atyre letrave.

9.            Ndodh që të sëmurit t’ia tregojë emrin e tij dhe emrat e prindërve, si dhe shkakun e ardhjes së tij.

10.          Kërkon prej gruas të zbulohet para tij.

11.          Në lutjet e tij përmenden emrat e xhinëve prej të cilëve kërkon ndihmë.

Të ndalohet veprimi i sihirbazëve dhe i falltarëve është detyrim fetar dhe çdokush duhet ta bëjë atë që ai ka mundësi, që të ndalet hovi i këtyre keqbërësve.

Prej veprimeve të dobishme në  shpalosjen e gënjeshtrave të tyre po përmendim:

1.            Shpjegimi i rrezikut të tyre për besimin e njeriut dhe përhapja e teksteve të Shpalljes, që flasin për dëmin e tyre.

2.            Demaskimi i sihirbazëve dhe fallxhorëve, dhe angazhimi për nxjerrjen në pah të gënjeshtrave dhe shpifjeve të tyre.

3.            Angazhimi në përhapjen e dijes fetare me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion.

4.            Përhapja e publikimeve dhe e fetvave, që flasin për dëmin e sihrit dhe sihirbazëve (magjisë dhe magjistarëve).

5.            Angazhimi i veçantë në vetëdijesimin e grave, që shumë shpesh bien viktima të këtyre keqbërësve.

6.            Trajtimi në detaje të çështjeve të besimit në të padukshmen (gajb), besimit se Allahu është i vetmi që sundon, drejton dhe ndikon në të gjithë atë që ka krijuar përreth nesh.

7.            Dërgimi i letrave me qëllim këshillimin dhe kontaktet e drejtpërdrejta me pronarët e kanaleve televizive, revistave dhe mediumeve, që u japin hapësirë këtyre zullumqarëve, që shfrytëzojnë injorancën e njerëzve.

8.            Organizimi i ndonjë fushatë mediatike, që do të përfshinte edhe njerëz me peshë dhe ndikim në shoqëritë tona islame.
____________________________________________________________________________________________________

Shkencëtarët hutohen: Foshnja me ngjyrë të bardhë dhe flokë bionde nga dy prindër me 
Një rast, i cilësuar si paradox, ka hutuar shkencëtarët por jo edhe Profetin Muhammed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te…

Para ca ditësh një çifti me ngjyrë iu ka lindur një foshnje bionde me sy të kaltër, rast ky shumë i rrallë, që ka çuditur madje edhe prindërit e saj. “Nuk mund t’ia ndanim sytë”- u shprehën prindërit e saj. Ekspertët e gjenetikës po kështu kanë mbetur të hutuar ngase prindërit nuk rrjedhin nga gjene të përziera kurse Profesori Bryan Sykes, Shef i Gjenetikes pranë Universitetit te Oksfordit, rastin e përshkroi si “të jashtëzakonshëm“ 
Profesori, duke folur për rastin, ndër tjera shton edhe këtë: “...që fëmija të jetë i bardhë plotësisht, atëherë prindërit patjetër duhet të kenë baza të bardha...Shpjegimi i kësaj qëndron në përzierjen gjenetike ku gruaja bart gjene të ngjyrës së bardhë por edhe tjera të zeza. Gjene të tilla bart edhe mashkulli në spermatozoidet e tij.” 
Ekspertet mbetën të shokuar nga rasti dhe thanë se flokët e foshnjës janë shumë të panatyrshëm saqë edhe fëmijët me ngjyrë të bardhë e që janë biond nuk kanë një ngjyrë të tille kaq bionde gjatë lindjes. Kurse teorinë e të qenit të kësaj foshnje “Albino” mjekët e refuzuan kategorikisht duke nënvizuar se përveç shpjegimit të rastit si “Fantazi gjenetike” diç tjetër nuk mund të thonë. 
Po Profeti Muhammedi, alejhi’s selam si e trajtoi një rast të ngjashëm?! 
Në periudhën e injorancës (koha paraislamike) mbretëronte bindja se gruaja që lind fëmijën me ngjyrë të ndryshme nga i ati është lavire. Ibni Omeri rrëfen rastin e beduinit, i cili i erdhi Profetit Muhammed, alejhi’s selam për ta konsultuar rreth rastit të gruas së tij, e cila kishte lindur fëmijë me ngjyrë kurse në familjen e tyre nuk mbahej mend të kishte ndonjë me ngjyrë. Rast i çuditshëm. Në familje të bardhë lind një fëmijë me ngjyrë. Beduini dyshonte në gruan e tij... Por, siç është edhe etike islame që ngutia të mos zë vend tek ne, ai konsultoi mësuesin e njerëzimit, Muhammed Mustafanë, alejhi’s selam për këtë çështje, të cilën ne këtu, si pikë të temës, e shtrojmë për diskutim e sqarim: 
Si e zgjodhi këtë problematikë Profeti Muhammed, alejhi’s selam? 
A janë të sakta pohimet e sekularistëve se Profeti Muhammed u fliste njerëzve me botëkuptime të kohës pa marrë parasysh se qenë apo jo të sakta? 
Natyrisht në atë kohë askush nuk dinte asgjë për teoritë e gjeneve, klonimit, inxhinierisë gjenetike njerëzore, por Profeti Muhammed, alejhi’s selam me gjuhën të cilën e kuptonte ai beduin dhe e cila shkencës moderne i përshtatet 100%. 
Profeti Muhammed, alejhi’s selam e pyeti: 
Po ti, a mban deve? 
Po- iu përgjigj ai. 
Më thua, ç’ngjyrë kanë ato? 
Të kuqe, që të gjitha – tha beduini. 
Në mesin e tyre a ka të zeza?- e pyeti prapë. 
Jo- tha beduini. 
Po të bardha në të zi a ka? 
Po- u përgjigj beduini. 
E prej nga erdhën ato?- e pyeti. 
Ndoshta mund të jetë nga trashëgimia (mund të kenë ngjyrë të ndonjë paraardhëseje të largët)! 
Ndoshta edhe ky biri yt mund ta ketë ngjyrën nga trashëgimia (mund t’i ketë ngjarë ndonjë paraardhësi të largët.)” Buhariu dhe Muslimi. 
A nuk shihni sa shkencë e mrekullueshme profetike që është?! 
Sikur Profeti Muhammed, alejhi’s selam të ndikohej nga mentaliteti i kohës -siç thonë këta ateistët e mjerë-, atëherë atë grua do e kishte akuzuar me prostitucion, por jo, ai nuk flet nga hamendja; është Allahu Ai që ia ka mësuar gjërat! 
Dhe ja, praktikisht, pas më shumë se 1400 vitesh, rasti përsëritet prapë duke mahnitur mjekët. Studimet e tyre të detajuara vërtetojnë se gjenet mund të trashëgohen, ose siç e quajnë “fantazia gjenetike” mund të ndodhë, gjë këtë që shumë qartë e tha Muhammedi, alejhi’s selam në hadithin – thënien e tij të cituar sipër. 
Kjo po kështu përputhet plotësisht me mendimet e shkencëtarëve modern. 
A nuk dëshmon ky hadith sinqeritetin në thënie dhe mision të Muhammedit, alejhi’s selam?! 
____________________________________________________________________________________________________

XHMIJA NE FUND TE BOTES 
Gazetari saudit, vendosi të ndërtoj një xhami për muslimanët në veri të Kanadasë, të cilët që moti janë duke përdorur një kasollë të vogël për t'i kryer ritet e tyre fetare

Emri i xhamisë ka qenë paracaktuar dhe do të quhet "Xhamia në fund të botës."

Brenda dhjetë ditëve do të filloj ndërtimi i xhamisë në qytetin kanadez Inuvik, i cili ndodhet 200 km nga Poli i Veriut.

Ky qytet veriperëndimor, me 3700 banorë, është shtëpi e 75-80 muslimanëve, kryesisht arabë, të cilët nuk kanë vend për namaz përveç një kasolleje të mobiluar ku mund të qëndrojë vetëm gjysma e tyre.

Një qytet emri i të cilit në gjuhën e eskimeze do të thotë "vend i njeriut", është i njohur për çmimin që e paguajnë banorët për shkak të lokacionit dhe kohës së nevojshme për të arritur deri atje, veçanërisht gjatë dimrave të ftohtë kur temperatura bie nën 40 gradë celsius.

Ndërtimi i xhamisë në Inuvik kërkon të paktën 750.000 dollarë, si dhe një ekip ekspertësh që nuk i ka në dispozicion ky qytet. Por, kjo gjendje ishte e tillë deri në kohën kur gazetari saudit dr. Husein Kasti erdhi në këtë qytet.

Kasti, i cili bashkë me gruan e tij drejton një organizatë bamirëse në krahinën Manitoba, vuri në dukje frustrimin e muslimanëve Inuvik dhe vendosi t'ju ndërtoj një xhami.

Ai mblodhi donacione nga disa arabë nga pjesë të ndryshme të Kanadasë dhe inxhinieri nga Iraku Ahmed el Halaf i cili jeton në Inuvik. Një saudite e cila kërkoj që emri i saj të mbetet anonim, ka dhuruar 190.000 dollarë. 

Kostoja totale e ndërtimit të xhamisë është llogaritur në gjysmë milion dollarë, ose 250.000 dollarë më pak se sa kishin vlerësuar banorët e Inuvikut.

"Më pëlqen emri", tha Kasti për një gazetë, "ajo pasqyron distancën gjeografike të xhamisë."


Udhëtimi më i gjatë 

Sa i përket logjistikës, Kasti thotë se mënyra ekonomikisht e pranueshme është që xhamia të ndërtohet në Winnipeg, kryeqyteti i Manitobas, dhe pastaj, me anë të anijes të transportohet në Inuvik si llojet tjera të shtëpive mobiluese. 

"Kjo është dërgesa më e gjatë e konstruksionit mobilues sepse ajo e tejkalon distancë prej mbi 4300 km dhe zgjat 45 ditë. Ne duam ta shohim veten në Librin Gines të Rekordeve," tha Kasti. 

Ahmed el-Halaf (37), mori pjesë në projektimin e xhamisë, ndërsa Kasti (43) ishte pjesëmarrës në ndërtim i cili filloi në muajin prill. Pas përfundimit të ndërtimit, 457 metra katrore të xhamisë dhe minares... karrigat, dyert, dhe mihrabi janë vendosur në kamion.

Kamion kaluar qytetin e Edmonton në krahinën Alberti, dhe që atëherë ka kaluar ngadalë një muaj të tërë, në një distancë prej 2900 km deri sa nuk arriti në rajonin e High River deri në brigjet e liqenit Great Slave, ku xhamia filloi udhëtimin e saj detar, dy javë më parë.


Muslimanët e Inuvikut

Halaf thotë se jeta e muslimanëve në Inuvik është e vështirë. Sipas tij transportit i xhamisë do të kushtojë rreth 49,000 dollarë. Gjithashtu do të nevojitet shumë punë kur ajo të mbërrijë në Inuvik, e kjo do të thotë edhe 40.000 dollarë të tjerë.

"Neve na duhet ta 'ngrisim' xhaminë pas rregullimit të pjesëve të saj, pastaj ta rregullojmë minaren, t'i vendosim tepihët, dhe t'i kryejmë punët përfundimtare," tha ai. "Namazi i parë pritet të falet brenda dy javëve."

Halaf thotë se kjo xhamia muslimanëve të Inuvikut u ofron një dritëz shprese, të cilët nuk kanë as varrezat e tyre. "Kur një musliman vdes në Inuvik, atëherë trupi i tij transferohet me aeroplan në varrezat muslimane në Edmonton."

Halaf, gjithashtu, thotë se "Xhamia do t'i nxitë myslimanët e Inuvikut për të filluar planifikimin e ndërtimit të një varreze muslimane dhe qendre kulturore. Kjo do t'ju lehtësoj jetën në një mjedis kaq të largët." 

"Këtu muslimanët gjatë ramazanit agjërojnë edhe deri në 18 orë." Shumica e muslimanëve në Inuvik janë nga Sudani, disa prej tyre vijnë nga Egjipti, Jordani, Libani dhe Palestina. Një e treta e muslimanëve në Inuvik punojnë si shoferë taksie ndërsa të tjerët kanë restorante, dyqane, rrojtore dhe agjenci sigurimi.

Muslimani më i vjetër në Inuvik është Talal el Hatib nga Siria i cili 28 vjet më parë kishte arritur në këtë vend, ai konsiderohet më i pasuri ne këtë komunitet të vogël.


Xhamia e parë e këtij lloji është ndërtuar në qytetin Norilsk, në pjesën ruse të Arktikut, në veri të vendit ku temperaturat e zakonshme janë nën 10, ndërsa gjatë dimrit të ashpër ato arrijnë edhe nën 50 gradë. Aty jetojnë rreth 50.000 muslimanë, ku numri i përgjithshëm është 210.000 banorë. Ata në vitin 1998. kanë ndërtuar xhaminë me emrin Nurd Kamal e cila kryesisht mbledh muslimanët nga ish republikat sovjetike Dagestani dhe Azerbaixhani. Xhaminë e ka ndërtuar Muhtad Bekmejev, një Tatar etnik. 

______________________________________________________________________________

Gibeti 

  Kur jeton në një shoqëri jomuslimane mund të biesh lehtë pre e zakoneve të kësaj shoqërie dhe rrjedhimisht nisim t’i shohim veprimet tona sipas standardeve të kësaj shoqërie. 
Madje disa herë shkojmë aq larg, saqë nisim të mendojmë nëse veprimet tona janë më të pranueshme e më të mira se të tyret. Në të vërtetë, ne duhet të kemi standarde më të larta, pasi standardet tona duhet të përputhen me mësimet e Islamit. Ne duhet të kuptojmë se kur bëhet fjalë për moral dhe vlera, Islami është standardi ynë. Një shembull? A e keni dëgjuar rregullën e artë: "Sillu me të tjerët ashtu si do të doje të silleshin të tjerët me ty”. Besoj se po. Vetë i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, ka thënë, sipas transmetimit të Enesit: "Askush prej jush nuk ka besuar derisa nuk dëshiron për vëllanë e tij musliman atë që dëshiron për veten." (Buhariu) 
I Dërguari i Allahut gjithashtu ka thënë, transmetuar nga Ebu Hurejra:  "Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit duhet të flasë mirë ose të heshtë dhe kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit nuk duhet të dëmtojë (ose fyejë) fqinjin.” (Buhariu). 
Kjo është si hyrje për idenë se ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin sipas Islamit, jo sipas standardeve të jobesimtarëve. Ata le të na ndjekin ne. Kur mendojmë për shembull për gibetin (thashethemet), shumica prej nesh mendojnë se thashethemet janë thënia e diçkaje negative për dikë. Por Islami i ka dhënë një përkufizim më të fortë. Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "A e dini se çfarë është gibeti?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Pastaj, ai tha: "Gibeti nënkupton të flasësh për vëllanë tënd në një mënyrë që ai nuk e pëlqen." I thanë: "Çfarë mendon nëse e gjej atë që thashë tek vëllai im? Ai tha: "Nëse ajo që the gjendet tek ai, në fakt e ke përgojuar dhe nëse nuk gjendet, është shpifje.” (Sahih Muslim, Ebu Davudi, Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerë) 
Al-Muttalib ibin Abdullahu tha: "I Dërguari i Allahut ka thënë: Gibet do të thotë se një njeri për mend për dikë diçka që është e vërtetë pas shpinës së tij."(Sujuti, Zawa'id Al Jami nga transmetimi i Khara'iti në Masawi Al Akhlaq.  Maliku ka transmetuar diçka të ngjashme me isned mursel siç përmendet në Sahih) 
Imagjinoni pak standardet e larta që islami ka vendosur, që ky gjynah i tmerrshëm të mos kufizohet vetëm në thënien me gojë ose me shkrim. Hasan Ibin Al Makhaariq transmeton se njëherë një grua vizitoi Aishen dhe kur gruaja u çua që të shkonte, Aishja bëri një shenjë me dorë e saj, duke i treguar të Dërguarit alejhi selam se ajo grua ishte e shkurtër. I dërguari menjëherë e qortoi duke i thënë: "Bëre gibet.”  (Ibin Xherir tafseer Al Quraan al Ad’heem, vol. 4, fq. 328) 
Aishja, nëna e Besimtarëve, tregon: "I thashë të Dërguarit alejhi selam: "Të mjafton ty te Safija, që është kështu e kështu” duke nënkuptuar se ajo ishte e shkurtër. Ai u përgjigj: "Ke thënë një fjalë që, po të përzihej me detin, do ta ndryshonte atë.” (Suneni i Ebu Davudit) 
Këtu mund të shohim se gibeti është gjithashtu ajo që ne bëjmë që një person mund të mos e pëlqejë nëse bëhet përpara tij. Ky është një gjynah i rëndë. E di se është e lehtë të nënvlerësohet, por Allahu na ka paralajmëruar për këtë në Librin e Tij: "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat, 12) 
Allahu e ka përshkruar gibetin si një veprim i ngrënies së mishit të vëllezërve e motrave tona. Por mos mendoni për këtë si një akt metaforik. I Dërguari alejhi selam na e vërtetoi këtë në njërën prej mrekullive të tij të mëdha.
Ubejdi, skllavi i liruar i të Dërguarit alejhi selam, ka transmetuar se dikush erdhi tek i Dërguari  dhe i tregoi atij se dy gra ishin duke agjëruar dhe se po vdisnin nga etja. I dërguari alejhi selam u largua pa folur, duke refuzuar t’u japë leje të prishin agjërimin. Ai burrë e luti sërish, duke i përmendur se ato gra ishin në prag të vdekjes. I Dërguari alejhi selam atëherë i tha t’i sillnin ato tek ai dhe të sillnin edhe një tas. Kur ato erdhën tek ai, ai iu drejtua njërës prej tyre dhe i tha të villte në tas. Ajo u bind, duke nxjerrë një përzierje të vjelle, gjak, qelb dhe copa mishi, që e mbushën tasin deri në gjysmë. Pastaj ai iu kthye tjetrës dhe i tha të bënte të njëjtën gjë. Pasi tasi u mbush, ai tha: "në të vërtetë këto të dyja kanë agjëruar nga ajo që Allahu e ka bërë hallall për to dhe e kanë prishur agjërimin e tyre me atë që Allahu e ka bërë haram për to. Ato e kanë shuar agjërimin e tyre duke ngrënë mishin e të tjerëve." (Ahmedi)
Dijetarët tanë na kanë paralajmëruar për këtë dhe na kanë thënë të pendohemi: Kurtubiu ka thënë: "Dijetarët pajtohen se është një gjynah i madh dhe bërja e këtij gjynahu ka nevojë për pendim tek Allahu.” (Kurtubi, Tefsir i sures Huxhurat.) 
I Dërguari alejhi selam na ka paralajmëruar për ndëshkimin e madh që mund të na bjerë si pasojë e këtij gjynahu të madh. 
Ebu Barzah al-Aslami ka transmetuar: "I Dërguari alejhi selam tha: "O bashkësi njerëzish, ai që ka besuar me gjuhë dhe besimi nuk ka hyrë në zemër, mos përgojoni muslimanët dhe mos kërkoni të gjeni të metat e tyre, sepse nëse dikush mundohet të zbulojë të metat e tyre, Allahu do t’ia zbulojë atij të metat e veta dhe nëse Allahu i zbulon të metat e dikujt, Ai e turpëron atë publikisht që ta shohë kushdo, edhe nëse ai e ka fshehur atë në pjesën më intime të shtëpisë së tij.” (Sunen Ebu Davudi, Sahih Sunan Al Tirmidhi, Ibin Hibani, hasen nga Albani) 
Ne flasim për të tjerët, duke nxjerrë në shesh gabimet e të tjerëve dhe Allahu i Madhëruar na e jep ilaçin, duke na i nxjerrë në shesh gabimet tona. Kush do të donte t’i zbuloheshin të metat? Kush do të donte të ndëshkohej në këtë mënyrë? 
O Allah, na ruaj nga zemërimi Yt!
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mos harroni, në Ditën e Gjykimit, Allahu mund të na falë gjynahet që kemi bërë ndaj Tij, por një person tjetër do të ketë të drejtën të na marrë veprat tona të mira për shkak të të këqijave që i kemi bërë, e njëra prej këtyre të këqijave është edhe gibeti, sakrifikimi i nderit të motrave e vëllezërve tanë muslimanë. 
Ebu Hurejra transmeton: "I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "A e dini kush është i varfër?” Shokët i thanë: "I varfër në mesin tonë është ai që nuk ka as dërhemë as pasuri.” Ai tha: "I varfër i umetit tim do të jetë ai që në Ditën e Gjykimit do të vijë me namaz, agjërim e zekat, por (do ta shohë veten të falimentuar atë ditë sepse do t’i ketë mbaruar të mirat e tij) duke qenë se abuzoi ndaj të tjerëve, shpifi ndaj të tjerëve dhe hëngri pa të drejtë pasurinë e të tjerëve dehe derdhi gjakun e të tjerëve dhe rrahu të tjerët, të mirat e tij do t’i jepen një tjetri (atij që vuajti prej tij). E nëse të mirat e tij nuk arrijnë të lajnë llogarinë, atëherë gjynahet e tjetrit do futen në llogarinë e këtij dhe ai do të hidhet në zjarrin e xhehenemit.” (Sahih Muslim) 

______________________________________________________________________________
Qëndrimi i islamit ndaj tatuazhit  Njeriu i mençur duhet të ishte vigjilent nga pasojat negative si në aspektin fetar, po ashtu edhe në atë shëndetësor, si pasojë e kultivimit të traditave dhe veseve nga të cilat Islami me kohë është distancuar.Muslimani në asnjë mënyrë nuk guxon të lëshohet në veprime të pakontrolluara dhe të paargumentuara. 
Në Kur’an theksohet: "Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” (Kur’an, 95: 4)
Sipas shumë të dhënave, tatuazhi ka prejardhje idhujtare, që ndërlidhet
me besimet e hershme primitive dhe përdorej si formulë magjike (hajmali) kundër vdekjes, kundër syrit të keq, ose për t’u mbrojtur nga magjia. Sipas bindjes së atëhershme, tatuazhi njihej si flijim i shpirtit për perënditë.


Një praktikë e këtillë ka qenë e përhapur edhe tek arabët në periudhën paraislame për qëllime zbukurimi, ose ka shërbyer për identifikimin e përkatësisë së klanit përkatës.
Ndërkohë, egjiptasit e vjetër (faraonët) e kanë praktikuar në cilësi të hajmalisë, e cila ka shërbyer për mbrojtje nga zilia ose me qëllim shërimi nga disa sëmundje.
Edhe pse zhvillimi i logjikës sot është në kulmin e ngritjes së saj, edhe pse shkenca dhe dituria kanë përparuar aq shumë, megjithatë novacionet bashkëkohore mundësuan shfaqjen e sërishme të asaj tradite idhujtare, por me emërtim bashkëkohor, të quajtur tatuazh, ose vizatim në disa pjesë të organizmit. Me arsyetim si gjë jo e keqe, ose si "zbukurim”, por i pavetëdijshëm për implikimet fatale në aspektin fetar dhe, gjithsesi, edhe në aspektin shëndetësor.
Tatuazhi, në mënyrë të përgjithësuar dhe pa kurrfarë përjashtimi është i ndaluar sipas mësimeve islame. Në sahihun e vet, imam Buhariu ka theksuar një hadith, në të cilin i dërguari i Allahut salall-llahu alejhi vesel-lem e ka mallkuar bërësin e tatuazhit dhe atë që një gjë të tillë e kërkon. Gjithashtu, e ka mallkuar ndreqësin e parukës dhe bartësin e saj” (Kitabul- libasi, hadithi nr. 5605).
Sipas Fesë islame, mallkimi kuptohet largim nga mëshira absolute e Krijuesit. Ky mallkim i përfshin edhe femrat edhe meshkujt. I përfshin aktorët, edhe ata që në trupin e tyre bëjnë tatuazhin. Tatuazhi është edhe më fatal, më i ndaluar, kur të kihet parasysh fakti i vizatimit të tij në disa pjesë të ndjeshme të organizmit të femrës, pjesë ato të ndaluara për meshkujt e huaj që t’i shohin, me përjashtim të çiftit bashkëshortor. Kjo është edhe një arsye tjetër se pse Islami e ka ndaluar tatuazhin. Megjithëse sipas këtij teksti, përkatësisht, këtij argumenti nuk parashihet sanksion i caktuar, por mallkimi i theksuar në hadith do të ishte i mjaftueshëm.
Nga ana tjetër, në përputhje me hadithin e theksuar, ndryshimi i asaj që Allahu e ka krijuar, meriton mallkimin.
Prandaj, shtrohet pyetja nëse pendimi do të ishte i mjaftueshëm për këtë mëkat?
Në qoftë se është e mundur të eliminohet tatuazhi nga trupi, por duke mos shkaktuar pasoja në organizëm, duhet të eliminohet i njëjti, njëkohësisht personi duhet të pendohet. Në të kundërtën, do të kishte mjaftuar vetëm pendimi. Sa i përket implikimeve dhe sëmundjeve të mundshme të lëkurës, janë çështje që u përkasin kompetentëve të fushës së mjekësisë, të cilët duhet ta thonë fjalën e tyre, por një gjë duhet të ishte e qartë se, përderisa Pejgamberi alejhis-selam e ka mallkuar një veprim të tillë, seriozisht duhet kuptuar si diçka skajshmërisht e rrezikshme.
Nga ana tjetër, njeriu i mençur, në këtë rast muslimani, duhet të ishte vigjilent nga pasojat negative si në aspektin fetar, po ashtu edhe në atë shëndetësor, si pasojë e kultivimit të traditave dhe veseve nga të cilat Islami me kohë është distancuar. Muslimani në asnjë mënyrë nuk guxon të lëshohet në veprime të pakontrolluara dhe të paargumentuara. 
Në Kur’an theksohet: "Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” (Kur’an, 95: 4)Andaj, çdo revanshizëm në këtë kontekst është i patolerueshëm dhe i dështuar.

______________________________________________________________________________
Dashuria për hirë të All-llahut



"Ska dyshim se besimtarët janë vëllezër pra bëni pajtim mes vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun që të jeni të mëshiruar” [el-huxhurat , 10]
Nga vetë ajeti që e cekëm pak më lart, mund t’a kuptojmë edhe esencën e kësaj teme për të cilën vendosa të shkruaj. 
Kemi shumë ajete dhe shumë hadithe që n’a porosit si All-llahu xh.sh ashtu edhe Pejgamberi alejhi selam që të jemi të lidhur me njëri tjetrin dhe ta duam pa asnjë inters njëri tjetrin. 
Shpesh herë më ndodh që të kujtoj për muslimanët anë e kënd botës , vallë pse nuk janë të lidhur me njëri tjetrin kur dihet mirë se Islami na porosit një gjë të tillë. I dashuri I All-llahut thotë në një hadith: "Pasha atë në dorën e të Cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vete. A t’ju tregoj një gjë , të cilën nëse e veproni , do të duheni mes vete: Përhapne selamin mes jush”.(muslimi). 
Vallë sot muslimanët pse nuk I ndajnë problemet mes tyre? A i ndjen muslimani perendimor vuajtjet dhe problemet e muslimanit lindor? Vallë a na qanë syri dhe a na dhembë zemra kur shohim për qdo ditë muslimanë të vrarë në palestinë dhe në irak?
Të dashur vëllezër dhe motra, ne jemi një ummet dhe I përkasim një feje, për këtë arsye nuk kemi pse ta urrejmë njëri tjetrin , nuk kemi pse të mbajmë inat me njëri tjetrin. 
Nëse urrejtja dhe inati egziston ndërmjet nesh atëher deri kur vallë do të vazhdojë kjo gjendje. 
Me qëllim që të rimëkëmbemi dhe të zgjohemi sërish nga ky gjumë I rëndë që na ka kapluar me shekuj duhet ta forcojmë vëllazërin mes nesh. 
Na duhet ta ndryshojmë këtë gjendje që na ka kapluar. Mos të harrojmë se All-llahu na porosit që ta duam njëri tjetrin , All-llahu xh.sh thotë në Kur’an: "Ska dyshym se besimtarët janë vëllezër…”. A thua vallë ku është kjo vëllazëri që na porosit All-llahu që ta kemi ndërmjet vete. 
Me tu shpallur ajeti I mësipërm Pejgamberi alejhi selam ju tha muslimanëve: "Besimtari për besimtarin është si materiali I një ndërtese komponentet e të cilës mbajnë njëra tjetrën ". 
Ne duhet që ta pastrojmë zemrën nga urrejta dhe zilia për njëri tjetrin , këtë tokë do ta trashigojmë vetëm atëher kur të jemi të lidhur me njëri tjetrin. 
Kur muslimanët migruan prej Mekës në qytetin e Medinës , banorët e Medinës I pritën si vëllezër banorët e Mekës. Ata u vëllazruan me njëri tjetrin dhe të gjithë pasurinë e ndanë përgjysë. 
Sad ibn Muadhi kur e mori për vëlla Abdurrahman ibn Aufin e qoi te shtëpia e tij, të gjitha parat që I posedonte I solli para tij dhe I tha: Kjo është pasuria ime gjysa është e ytja e gjysa e imja, këto janë rrobat e mia gjysat janë të tuat e gjysat të miat, kjo është shtëpia ime gjysa është e ytja e gjysa e imja. 
Subhanall-llah qfar vllazërie mes këtyre dy sahabëve të nderuar, po ku jemi ne në krahasim me sahabët, dallimi ynë me brezin sahabëve është se edhe ata si ne kan ngrën e kan pirë, por dallimi kryesor është se ata ajetet dhe hadithet e të Dërguarit me t’I dëgjuar I zbatonin në praktikë. 
Duhet që të distancohemi nga të urrejturit e njëri tjetrit ngase kjo nuk na bën dobi, edhe nëse një vëlla musliman na ka bërë një të keqe të mundohemi t’ja falim. 
Omeri r.a thotë: "Nëse një vëlla musliman të hyn në hak, gjej shtatëdhjetë arsye që ta justifikosh për aktin që e bëri, nëse nuk gjen asnjë arsye thuaj: Jam vetë fajtor për këtë që e bëri. 
Nëse je në konflikt me dikë dhe ka kohë që nuk flitni, nisu që nga ky qast ose në mundësinë e parë që të jepet shko dhe fol me të, për qfar do të keqe që të ka bërë fale atë dhe mos mbaj inat sepse në qastin që I sheh Zoti zemrat tona të pastra na mëshiron dhe na ndihmon. 
Dashuria për hir të All-llahut ka shpërblim shumë të madh, gjithashtu nëpërmjet saj arrihet ëmbëlsia e besimit. 

Dashuria është ndjenjë e lartë,dhe parasëgjithash paraqet bazën pas të cilës qëndron një miqësi apo lidhje e sukseshme. 
Kur kjo dashuri është për hire të Allahut edhe shoqëria në përgjithsi korrën të mirat e kësaj miqësie. 
Thotë Allahu xh.sh ''Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin,urdhërojnë për të mirë,e ndalojnë nga e keqja,e falin namazin e japin zektatin,respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij.Të tillët do t’I mëshirojë Allahu,Allahu është ngadhnjyes i urtë.(Teube 71)
Ta duam njëri tjetrin sinqerisht,dhe t’i urojmë më të mirën për njëri tjetrin. 
Në një hadith tjetër Pejgamberi alejhi selam thotë:''Njerëzit më me vlerë tek Allahu janë njrëzit,që nuk janë as profet e as dëshmor,por vetë profetët dhe dëshmorët ua kanë zilinë,dhe ata kanë një pozit të lartë tek Allahu. Atëherë shokët iu drejtuan Pejgamberit alejhi selam, Na trego pra kush janë ata njerëz, Pejgamberi alejhi selam u përgjigj:"Janë ata persona që janë dashur vetëm për hirë të Allahut. 
Fytyrat e atyre do të ndriçojnë, Ata nuk ndjenjë frikë kur të tjerët e ndjejn,për ata nuk ka pikëllim,mërzitje, e pakënaqësi. 
Pastaj e lexoj ajetin kur’anor:''Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje.''(Junus 62) 
Dhe në fund e lusim All-llahun xh.sh që të na I zbutë zemrat tona t’I pastroj ato dhe ta mbrojë umetin e Muhamedit alejhi selam nga qdo e keqe që I vjen nga armiqët e Islamit. 

__________________________________________________________
Falënderimi i qoftë Allahut i Cili krijoi njeriun dhe çdo gjë tjetër. Paqja e Tij qoftë mbi të Dërguarin e të dashurin e Tij, familjen dhe shokët e tij. Besimi në xhenet dhe xhehenem 

                   Allahu i Lartësuar e krijoi njeriun dhe e vendosi në tokë që ta sprovojë se a do të jetë falënderues apo mohues i mirësive të tij. Për këtë arsye ia bëri atij detyrim njohjen e Tij sikurse thotë në Kuran: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, përveçse të më adhurojnë.” Pra, Allahu nuk e krijoi njeriun dhe çdo gjë tjetër kot së koti e as për lojë.

                   Allahu i Lartësuar nga mirësia e Tij i dërgoi njerëzimit të dërguar nga mesi i tyre që t’ua lehtësojë rrugën deri te njohja e Tij dhe njohja e çdo gjëje tjetër që njeriu me mendjen e tij nuk kishte për ta njohur kurrë. Prej nga do të dinte njeriu për engjëjt, për ndodhitë pas vdekjes, për xhenetin, për xhehenemin etj., sikur mos t’ia zbulonte Allahu ato njeriut përmes shpalljeve? Allahu i Lartësuar nuk e hodhi njeriun në det pa ia mësuar atij notin. Në shumë ajete të Kuranit Ai na tregon se ç’është kjo botë dhe çfarë peshe ka ajo, pastaj në  shumë ajete të tjera  na tregon rëndësinë e botës së ardhme dhe metodën se si arrihet lumturia e përjetshme në të.

                        Të nderuar vëllezër!

Besimi në xhenet dhe në xhehenem është prej bazave esenciale të Islamit dhe mohuesi i tyre (kundërshtari) është jobesimtar edhe nëse beson çdo gjë tjetër. Xheneti dhe xhehenemi janë caku i fundit për çdo njeri, ndaj nuk ka dyshim se njohja e tyre dhe puna për ta është me rëndësi të veçantë.

                   Prej nga të dimë ne për xhenetin dhe xhehenemin? A ka qenë dikush në xhenet e në xhehenem që të na tregojë për ta? Janë pyetje të cilat mund t’i parashtrojë shumëkush. Xheneti dhe xhehenemi nuk mund të njihen përmes perceptimeve dhe zbulimeve njerëzore. Ata i ndjen shpirti i njeriut dhe hulumton  për një gjë të tillë.

                   Rruga për njohjen e tyre është rruga e shpalljes. Besimi në Zotin obligon edhe besimin në botën e ardhme dhe çdo gjë në të.

 A thua vëllezër e ka parë ndonjë njeri xhenetin dhe xhehenemin ende pa vdekur?

                   Po, vëllezër të dashur, në mesin e atyre njerëzve është edhe i dërguari dhe i dashuri ynë, Muhamedi (alejhi selam). Ai i pa ata në natën e Israsë dhe të Miraxhit dhe na lajmëroi për shumë gjëra që ai i pa aty. Si të besohet kjo? Kjo besohet pasi të vërtetohet realiteti i shpalljes së Muhamedit (alejhi selam).

                   Duhet të besojmë ashtu siç besoi në të Ebu Bekri (radiallahu anhu), meqë e njihte mirë se kush është ai. Kur jobesimtaret i thanë me shpresë se ai në ato momente do të refuzonte që shoku i tij (alejhi selam) kaloi gjithë atë largësi  të madhe brenda një pjese të natës.

-Ky shoku yt mendon se shkoi në Jerusalem (ku është  Mesxhidul Aksaja) brenda një pjesë të natës dhe kaloi shtatë qiejt!- thanë ata.

                    -A e tha këtë ai?- pyeti Ebu Bekri.

-Po.- u përgjigjën.

-E vërtetë është, unë atij i besoj se i vjen shpallja nga qielli për një kohë shumë të shkurtër, e si mos t’i besoj për një gjë të tillë!- u tha Ebu Bekri.

                   Ja pra, vëllezër të nderuar, edhe ne duhet të besojmë në xhenet dhe xhehenem, ashtu siç besoi Ebu Bekri, halifi i parë i muslimanëve pas vdekjes së pejgamberit (alejhi selam).

                        Të nderuar vëllezër!

A thua se për çfarë na lajmëroi i dërguari i Allahut në lidhje me xhehenemin?

                   Transmetohet në një hadith se Pejgamberi (alejhi selam) e pyeti Xhibrilin (alejhi selam). që t’ia përshkruajë xhehenemin.

Xhibrili (alejhi selam) thotë: "O Muhamed, xhehenemi është i errët dhe në të është errësirë e madhe. Sikur një pjesë e xhehenemit, sa gjilpëra, të kishte dalë në dynja, do ta kishte djegur tokën dhe çdo gjë që ka në të. Sikur një rrobë prej rrobave të xhehenemlinjëve të ishte varur në ndonjë vend të tokës, do ta kishte shkatërruar dynjanë prej erës së rëndë që e ka. Sikur një pjesë e ushqimit  të xhehenemlinjëve të ishte sjellë në dynja do t’ua kishte prishur jetën njerëzve në këtë dynja. Sikur një engjëll prej engjëjve të xhehenemit, të cilët në numër janë 19 dhe janë rojet kryesore të xhehenemit, të ishte sjellë në këtë botë, do të kishin vdekur të gjithë njerëzit nga pamja e shëmtuar që ka ai engjëll. Sikur një rreth prej zinxhirit të gjatë me të cilin lidhen xhehenemlinjtë të ishte sjellë në dynja, do të ishte shafitur toka dhe çka ka në të.”

                   Kur e dëgjoi pejgamberi (alejhi selam) këtë tha: "Mjaft o Xhibril, mjaft! Dhe filloi të qajë, e bashkë me të edhe xhibrili (alejhi selam). Pejgamberi (alejhi selam) i tha: "O Xhibril, a po qan edhe ti që çfarë pozite ke ti tek Allahu?!” Xhibril (alejhi selam) vazhdon e thotë: "Ç’më pengon mua që Allahu të më ndryshojë gjendjen time ashtu siç e ndryshoi gjendjen e Iblisit të mallkuar?”

                   Po pra, të nderuar vëllezër, po qan Pejgamberi (alejhi selam), më i dashuri i Allahut, po qanë Xhibrili (alejhi selam) engjëlli më i dashur i Allahut, e si është gjendja jonë, kur dihet se një pjesë e madhe e njerëzve nuk i bien Allahut në sexhde, nuk e falin namazin? Kush mund  të garantojë se nuk do të jemi prej atyre që u thuhet: "Futuni në xhehenem.” Allahu na mbrojttë prej xhehenemit dhe veprave të tyre! Amin! 

____________________________________________________________________________________________________

I NXEHTI DHE I FTOHTI I XHEHENEMIT

Na përcillet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, salallahu aejhi ue selem, ka thënë:"Zjarri iu ankua Allahut duke i thënë: "O Zot, jam duke u ngrënë ndër vete (po zihem me veten)”. Atëherë Allahu i lejoi që ta lirojë veten dy herë në vit, njërën në verë e tjetrin në dimër. Prandaj nxehtësinë më të madhe që e ndjeni në verë është shfryrje (frymënxjerrje) e zjarrit të xhehenemit, kurse të ftohtin e madh që e ndjeni në dimër është nga shfryrja (frymënxjerrja) e të ftohtit të xhehenemit”.

Këtë hadith e përcjell Ebu Hurejre, të cilin e shënon Imam Buhariu në Sahihun e tij, nr. 537, 3260, Imam Muslimi, nr. 1400, 1401, 1402 etj., ku nga shënimi i këtyre dy dijetarëve nëpër librat e tyre e kuptojmë pa hezitim se hadithi është i saktë.

Komenti i hadithit:

Në këtë hadith përmendet një ndër çështjet e fshehta (gajb), të cilat askush nuk i di ndërsa janë të përcjella nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem. Kjo nuk nënkupton se Profeti i Zotit i di fshehtësitë, por një lajm të tillë ai e mori nga vetë Allahu i Lartësuar, që është Krijues i çdo sendi dhe çdo gjë ndodh vetëm me urdhrin, diturinë dhe vullnetin e Tij.

Nuk ka dyshim se i nxehti dhe i ftohti janë krijime të Allahut, të cilat i krijoi me qëllime të caktuara. Ndodh që prej tyre të ketë dobi, qoftë njeriu apo edhe krijesat e tjera, por ndodh që të jetë edhe e kundërta, pra, ndonjëherë prej tyre ka edhe dëme, kjo varet nga dëshira dhe vullneti i vetë Krijuesit të tyre, Allahut të Lartësuar. Allahu i përdor ato edhe si dënim për popujt zullumqarë në këtë botë dhe në botën tjetër. Të gjithë e dimë se prej dënimeve kryesore në xhehenem është ai me zjarr. Por duhet ta kemi parasysh se dënimi i botës tjetër nuk është vetëm ai dhe të mos ketë tjetër. Pasi në këtë botë dënimet janë të llojllojshme atëherë një gjë e tillë është edhe në botën tjetër, duke e pasur parasysh së bota tjetër apo më saktësisht xhehenemi është krijuar posaçërisht për dënime.

Nga hadithi i lartpërmendur kuptojmë se ndër dënimet kryesore në botën tjetër janë nxehtësia dhe i ftohti i madh. Po ashtu ndër problemet kryesore të njerëzve në dunja nga të cilat ankohen njerëzit janë këto dy fenomene natyrore, i nxehti dhe i ftohti, ku shpeshherë dëgjon njerëz, duke u ankuar nga temperaturat e larta në verë dhe po të njëjtit njerëz ankohen nga temperaturat e ulëta në dimër, e në anën tjetër rrallë herë rastis të dëgjosh njerëz, të cilët ankohen nga kushtet atmosferike në pranverë apo në vjeshtë.

Fjala e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: "Zjarri iu ankua Allahut duke i thënë...”

Nga fjala "zjarr” kuptojmë se me të është për qëllim Xhehenemi, e jo vetëm zjarr i tij, mirëpo në hadithe shpesh përmendet zjarri dhe me të kuptohet Xhehenemi për dy shkaqe kryesore: 1- zakonisht shumica e llojeve të dënimeve janë me origjinë nga zjarri. 2- zjarri është një ndër dënimet më të dhimbshme i përcaktuar për kategorinë më të keqe të njerëzve, në të cilën futen qafirët, siç është rasti i faraonit dhe familjes së tij, të cilën Allahu e përmend në Kuran.

Në këtë pjesë të hadithit vërehet qartë se xhehenemi i foli Allahut me gjuhën e të shprehurit, i folur ky i vërtetë. Ky është besim dhe bindje i Ehli Sunetit i bazuar në argumentet e Kuranit dhe Traditës Profetike. Pati njerëz të cilët menduan se kjo bisedë mes Allahut dhe Xhehenemit është vetëm një tregim alegorik nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i kësaj bisede. Sipas tyre xhehenemi nuk mund të flasë me gjuhën e folur, por një gjë e tillë ishte kuptuar nga gjendja e tij e vështirë. Por siç thamë ky mendim nuk qëndron aspak, as nga aspekti i argumenteve, as nga ai i logjikës. Argumentet janë të qarta se xhehenemi foli, kurse logjika e pranon një gjë të tillë duke thënë se Allahu siç ia mundësoi njeriut të flasë, pasi ai nuk fliste; ashtu ia mundëson kujt të dojë që të flasë, e sa e sa raste kemi nëpërmjet të cilave vërtetohet, se gjërat qofshin ato të gjalla apo të ngurta kanë folur me lejen e Allahut, Krijuesit të tyre.

Fjala e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: "O Zot, jam duke u ngrënë ndër vete (po zihem me veten)”

Kjo ankesë e xhehenemit në mënyrë të qartë na tregon rrezikun dhe dënimin e dhimbshëm, të cilin Zoti e krijoi për mëkatarët, Allahu na ruajt prej tij. Dënim ky aq i madh sa edhe vetë xhehenemi pati vështirësi ta durojë një gjendje të tillë, pra, si të ngrohtin ashtu edhe të ftohtin.

Ka pasur disa mendime të dijetarëve, se si zjarri ishte duke e ngrënë veten e tij apo si zihej me veten, mirëpo të themi të drejtën asnjëri prej tyre nuk e mbështet mendimin e tij në ndonjë argument të fuqishëm, sa t’i nënshtrohemi atij plotësisht. Mendimi i përmendur më shumë dhe më i përhapur është ai se i nxehti dhe i ftohti i madh i xhehenemit gjithmonë shtohet dhe ripërtërihet, kurse ai i vjetri nuk ndalet, nuk pakësohet e as zhduket, por vazhdon të jetë i tillë vetëm se i shtohen edhe më tepër gradët plus apo minus sipas nevojës. Allahu e di më së miri!

Fjala e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: "Atëherë Allahu i lejoi që ta lirojë veten dy herë në vit, njërën në verë e tjetrin në dimër.”

Këtu do të ndalemi në një çështje të vetme, ajo është se besimi i pastër i muslimanëve është se xheneti dhe xhehenemi janë dy krijesa të Allahut, të krijuara, të cilat Zoti i ka krijuar atëherë kur krijoi çdo gjë. Ky është mendim i saktë dhe mendimi i vetëm i bazuar në argumente fetare. Nuk qëndron aspak mendimi, se xheneti dhe xhehenemi nuk janë krijuar dhe se ato do të krijohen pasi Allahu ta shkatërrojë këtë botë Ditën e Kiametit.

Fjala e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: "Prandaj nxehtësinë më të madhe që e ndjeni në verë është shfryrje (frymënxjerrje) e zjarrit të xhehenemit, kurse të ftohtin e madh që e ndjeni në dimër është nga shfryrja (frymënxjerrja) e të ftohtit të xhehenemit”.

Nga kjo pjesë e hadithit kuptojmë se i nxehti dhe i ftohti janë pjesë e xhehenemit, pra, ato dalin nga xhehenemi. Disa dijetarë mendojnë se i tërë i nxehti veror dhe i ftohti dimëror janë të gjithë me prejardhje nga xhehenemi. Ndërsa disa të tjerë thonë se vetëm i nxehti dhe i ftohti i madh janë nga xhehenemi, kurse ai normal nga të cilët njeriu nuk ndjen vuajtje nuk janë shfryrje e xhehenemit. Këta dijetarë e bazojnë mendimin e tyre në këtë pjesë të fundit të hadithit në të cilin i Dërguari, salallahu alejh ue selem, përmend se i nxehti dhe i ftohti i madh që ndjejmë është nga xhehenemi. Allahu e di më së miri!

Lind pyetja: Si ndodhë kjo shfryrje apo kjo frymënxjerrje e xhehenemit?

Përgjigjja është e thjeshtë, bile ajo është e cekur po në këtë hadith, pra, Allahu ia mundëson xhehenemit dy herë në vit që të shfryjë i lirë, pra, një herë në verë e herën tjetër në dimër. Gjithashtu kuptohet se nuk ndodh që në verë xhehenemi të lirojë të ftohtin e tij, kurse në dimër të çlirojë të nxehtin, por që të dy frymënxjerrjet i përshtaten stinës në të cilën është bota.

S’ka dyshim se njerëzit sado që të bëjnë më shumë mëkate, Allahu aq më tepër edhe e shton të nxehtin dhe të ftohtin e xhehenemit, ku edhe ndoshta për këtë shkak lirohet ky i nxehtë në verë dhe i ftohti në dimër, aq shumë sa njerëzit vuajnë që në dunja, para vuajtjeve të tyre që do të pësojnë në ahiret. Ndoshta për këtë shkak vërejmë edhe nxehjen globale, si dhe dimrat me acar të madh nëpër botë sidomos në botën joislame, ku çdo vit ndodhin lloj-lloj fatkeqësish të shumta natyrore. Pra, ky fenomen natyror i përsëritur dy herë në vit nuk qenka kot e as rastësi që përsëritet vazhdimisht, sepse rastësitë ndodhin rrallë, kurse ky fenomen ndodh shpesh. Kjo na tregon se Allahu është duke përgatitur dënimin për mëkatarët, bile atë është duke ua dhënë atyre edhe në këtë botë që ta shijojnë sado pak e ndoshta kthehen në rrugën e Tij. Por më kot, sepse ata që sytë, veshët dhe zemrat i kanë të mbyllura nuk mund të kuptojnë.

Hadithi na jep të kuptojmë, se bota nuk ka nevojë të shqetësohet për nxehjen globale, as nuk ka nevojë të ndajë fonde për studimin e këtij problemi apo për zgjidhjen e tij. Shkaku i tij dihet fare qartë, gjithashtu edhe më qartë dhe i sigurt dihet zgjidhja e këtij problemi. E vetmja rrugë për shpëtim nga këto dy dënime është kthimi tek rruga e Zotit, tek rruga e Atij që e ngroh dhe e ftoh xhehenemin.

Me këtë hadith i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, para katërmbëdhjetë shekujsh i tregoi botës për problemin e ngrohjes globale, por jo vetëm kaq, ai salallahu alejhi ue selem, u tregoi atyre edhe zgjidhjen e këtij problemi. Prandaj askush nuk ka nevojë ta studiojë çështjen së dyti, sepse edhe problemi edhe zgjidhja janë të ditura, e ajo është kthimi tek Allahu dhe largimi nga mëkatet.

____________________________________________________________________________________________________
Zgjohem natën, frikohem, shoh ëndërra të këqia.. si të veproj?  
Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Motër e nderuar, të gjitha këto gjëra janë prej djallit të mallkuar, andaj edhe ju këshillojmë që t’i merrni të gjitha shkaqet nëpërmjet të cilave e mbroni veten tuaj, si:
1-Falja e namazit rregullisht, ngase personi i cili nuk e falë namazin, ai ia ka hapur derën Shejtanit për të bërë me të çdo gjë që ai dëshiron.
2-Qëndrimi me abdes dhe e pastër, ngase abdesi është armë e muslimanit.
3-Lutjet e vazhdueshme dhe të sinqerta ndaj Allahut (azzevexhel), që t’i largon këto gjëra prej jush dhe të qetëson zemrën dhe shprtin tuaj.
4-Dhikri (përmendja e Allahut) në mëngjes dhe mbërmje, e sidomos:
-Në çdo mbrëmje të thuhet: “Eudhu bikelimatilahit-tammat min sherri ma halek”, (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsorura të Allahut, prej çdo gjëje që ka krijuar). (Tri herë)
-Të thuhet në çdo mëngjes dhe mbrëmje: “Bismilahil-ledhi la jedurru measmihi shej’un fil erdi ve la fis-sema’, ve huves semiul alim”, (Në emër të Allahut, me emrin e të Cilit nuk bën dëm asgjë që është në tokë dhe në qiell, dhe ai është Dëgjues dhe i Ditur). (Tri herë)
-Të thuhet në çdo mëngjes, mbrëmje dhe para gjumit: Ajetul Kursij, sureja Ihlas (Kul Huvallahu Ehad), sureja Felek dhe sureja Nas. (Suret përveç Ajetul Kursij, nga tri herë)
Dhe shumë edhkare dhe lutje tjera me të cilat na ka porositur Pejgamberi (salallahualejhiveselem), e të cilat mund t’i gjeni në librin e vogël dhe shumë të dobishëm, të titulluar: Mburoja e muslimanit.
Gjithashtu duhet të keni parasyshë se ëndërrat e këqia dhe gjërat që ju paraqiten sikur në ëndërr, të gjitha janë prej shejtanit. Ndërsa Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Nëse dikush prej jush sheh ndonjë ëndërr që e dëshiron (ëndërr të mirë), ajo është prej Allahut, le ta falenderon Allahun për të dhe le ta tregon atë. E nëse sheh atë që nuk e dëshiron (ëndërr të keqe), ajo është prej shejtanit, le të kërkon mbrojtje (tek Allahu) prej saj dhe mos t’ia tregon askujt atë, se ajo (ëndërr) nuk do t’i bën dëm atij”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Dhe thotë: “Ëndërra e mirë është prej Allahut, ndërsa ëndërra e keqe është prej Shejtanit. E kush sheh ndonjë gjë që e urren, le të pështynë (vetëm me maje të gjuhës) në të majtën e tij tri herë, dhe le të kërkon mbrojtje (tek Allahu) prej Shejtanit, se ajo (ëndërr) nuk do t’i bën dëm atij”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa në transmetimin e Muslimit thotë: “..Le të kërkon mbrojtje tek Allahu prej Shejtanit tri herë, e pastaj le të kthehet në anën e kundërt prej anës në të cilën ka qenë”.
Kështuqë përfundimisht, ju këshillojmë: Të falni namazin rregullisht, të qëndroni me abdes, të lutni Allahun që të ju mbrojë nga çdo e keqe, të bëni dhikrin e mëngjesit, mbëmjes dhe para gjumit, të pështyni tri herë në anën e majtë nëse shihni ndonjë ëndërr të keqe, të kërkoni mbrojte tek Allahu prej Shejtanit dhe këto ëndërra mos t’ia tregoni askujt.
Ndërsa ne e lusim Allahun që të përmirëson gjendjen tuaj dhe të gjithë muslimanëve të cilët e kanë këtë brengë dhe vuajnë nga ky stres. Amin
____________________________________________________________________________________________________
Pyetje: Desha te di me shum per diten e fundit, dhe a eshte e vertet se ne 2012 do behet kijameti?

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ndodhia e Kijametit është një prej fshehtësive që nuk e di askush përveç Allahut. Thotë Allahu (azzvexhel): “Thuaj: Askush që është në qiej dhe në tokë nuk e di të fshehtën përveç Allahut”. (Neml – 65) Dhe thotë: “Vetëm Ai di për momentin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni”. (Zuhruf – 85)
Gjithashtu thotë: “Njerëzit të pyesin për Kijametin, e ti thuaj: Për atë di vetëm Allahu! E ku mund ta dish ti, ndoshta ai është afër”. (Ahzabë – 63)
Kështuqë, nuk e di kur do të ndodhë Kijameti askush pos Allahut (azzevexhel), dhe të gjithë ata që thërrasin dhe supozojnë se e dijnë dhe e parashohin një gjë të tillë, duke përmendur data të caktuara, padyshim se i bëjnë kufër Allahut dhe dalin prej Islami, së bashku me ata që u besojnë atyre. 

____________________________________________________________________________________________________

Pyetje: Selam Alejkum. Hoxhe i nderuar cigarja ne Islam a eshte Haram apo Mekruh?

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Duhani është haram - i ndaluar në Islam për disa shkaqe. Prej tyre:
-Pirja e duhanit shkakton dëme të mëdha në shëndetin e njeriut, saqë shumë njerëz kanë vdekur dhe vdesin nga shkaku i tij. Bile në disa statistika është cekur se deri në katër milion njerëz vdesin për çdo vit nga dëmi i duhanit. Ndërsa Allahu (azzevexhel) thotë: “Dhe mos e mbytni veten tuaj, vërtetë Allahu është i Mëshirshëm për ju”. (Nisa’ – 29) Dhe thotë: “Dhe mos e hidhni veten me duart e juaja në shkatërrim”. (Bekareh – 195)
-Duhani është i fëlliqur dhe i papastër, ndërsa Allahu (azzevexhel) thotë: “Të pyesin ty (Muhamed) çka u është lejuar atyre? Thuaj: U janë lejuar të gjitha ushqimet e pastërta” . (Maideh – 4) Dhe thotë: “(Ai) U lejon ushqimet e pastërta, dhe u ndalon ato të fëlliqurat”. (A’raf – 157)
-Pirësi i duhanit pengon të tjerët, qoftë në shëndetin e tyre, apo qoftë me erën e ndotur në takimet e tyre. Ndërsa muslimani është i ndaluar që t’i pengon muslimanët tjerë me çfarëdo lloj pengese. Bile me erën e duhanit, përveç njerëzve pengohen edhe melaiket. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë melaiket pengohen prej asaj që pengohen njerëzit”. (Transmeton Muslimi)
-Pirja e duhanit shkakton harxhime të panevojshme dhe të tepruara, ndërsa Allahu (azzevexhel) thotë: “Ata që shpenzojnë tepër janë vëllezër të shejtanëve, e shejtani është përbuzës i madh i Zotit të Tij”. (Isra’ – 27)

___________________________________________________________________________________________________

DYERT E XHENETIT 




Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): "Në Xhenet janë tetë dyer, dhe në të është një derë e cila quhet Rajjan, e nuk hyn nga ajo derë askush përveç agjëruesve”. (Buhariu dhe Muslimi). Dhe ka thënë: "Xheneti i ka tetë dyer, ndërsa Xhehenemi i ka shtatë dyer”. (Ahmedi, dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahiha 1812).
Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka thënë: "Ai që ka qenë prej njerëzve të namazit, do të thirret nga dera e namazit, ai që ka qenë prej njerëzve të xhihadit, do të thirret nga dera e xhihadit, ai që ka qenë prej njerëzve të agjërimit, do të thirret nga dera Rajjan, dhe ai që ka qenë prej njerëzve të sadakasë (lëmoshës), do të thirret nga dera e sadakasë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Kështuqë në këtë hadith janë përmendur katër prej dyerve të Xhenetit, dhe ato janë: Dera e namazit, Dera e xhihadit, Dera Rajjan (e agjërimit) dhe Dera e sadakasë. 

Dera e pestë është Dera El-Ejmen, dhe nga ajo do të hyjnë ata që i janë mbështetur Allahut për çdo gjë. Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem) në fund të hadithit të gjatë të ndërmjetësimit: "Do të thuhet: O Muhamed, futi në Xhenet prej umetit tënd ata për të cilët nuk ka llogari, nga dera El-Ejmen prej dyerve të Xhenetit”. (Buhariu dhe Muslimi). 

Dera e gjashtë është Dera El-Valid (e respektimit të prindërve). Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): "El-Valid është dera e mesme, prej dyerve të Xhenetit”. (Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakimi etj. Dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahiha 2/618). 

Dhe dera e shtatë është Dera La haule ve la kuvete il-la bil-lah (për ata të cilët e thonë shumë këtë fjalë). Thotë Kajs ibn Sead ibn Ubadeh, se Muhamedi (salallahu alejhi veselem): "A don të tregoj për një derë prej dyerve të Xhenetit? Thash: Po, gjithsesi. Tha: La haule ve la kuvete il-la bil-lah”. (Tirmidhiu, Hakimi, Ahmedi, dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahihah 1746). 

Ndërsa dera e tetë, mund të jetë Dera e haxhit, sikur që ka thënë Ibn Haxheri, edhepse kjo derë nuk është përmendur në ndonjë prej haditheve të vërteta. Apo ka mundësi të jetë Dera e pendimit, sikur që ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): "Xheneti i ka tetë dyer, shtatë të mbyllura, dhe një të hapur për pendim, deri të lindë dielli kah perendimi”. (Hakimi, Taberani, dhe këtë hadith disa e kanë bërë të mirë, e disa të dobët – Daiful Xhami’ 4745).

Ndërsa dera e cilat quhet Ed-Duha (për ata të cilët e kanë falur namazin Duha vazhdimisht), hadithet për këtë janë shumë të dobëta, ose të shpifura. Sikur që ka ardhur se: "Në Xhenet është një derë e cila quhet Ed-Duha. E kur të bëhet kijameti, do të thërret një thirrës: Ku janë ata të cilët e kanë falur namazin Duha vazhdimisht? Kjo është dera e juaj, hyni nga kjo derë me mëshirën e Allahut (azze ve xhel). (Hadithi është shumë i dobët – Ed-Daifeh 392). Apo në transmetimin tjetër: "Në Xhenet është një derë e cila quhet Ed-Duha, nuk do të hyn askush nga ajo, përveç atyre që e kanë ruajtur namazin Duha”. (Hadithi është i shpifur – Ed-Daifeh 394). 

____________________________________________________________________________________________________
Ai qe I fal namazet do te fisnikrohet nga All-llahu me pesë cilësi:

1)Do ti lehtësohen brengat e jetës,

2)Do te shpetoj nga dënimi i varrit ,

3)Do ti jap All-llahu atij librin në doren e djatht,

4)Do te kaloj uren e siratit sikurse vetëtima 

5)Do te hyj ne Xhennet pa kurrfar llogarie



Ndersa ai qe nuk I fal namazet dhe nuk perfill ato,do te denohet nga All-llahu me 15 denime:5denime do ti ket ne kete bot tri ne momentin e vdekjes ,tri ne varrin e tij/saj dhe tri gjat daljes nga varri ne Diten e Gjykimit.

5 denimet ne kete bote jane:

1)Nuk do te kete bereqet (begati) jeta e tij/saj,

2)do t’I fshihen shenjat e njerzve te mire nga fytyra e tij/saj,

3)Qfaredo vepre qe ai/ajo vepron nuk do ta shperblej All-llahu per te,

4)Lutja e tij/saj nuk ngritet ne qiell (para Zotit)

5)Ai/ajo nuk ka kurrfare fati dhe pjes ne lutjen e te devotshmeve.



Tri denimet ne momentin e vdekjes jane:

1)Vdes i/e poshtruar ,

2)Vdes i/e uritur,

3)Vdes i/e etur, edhe sikur ta pin te gjith ujin e botes nuk do ti kaloj etja .

Tri denimet ne varr jane:

1)I ngushtohet varri ,saqe I perzihen eshtrat,

2)Varri I tij/saj ndizet me zjarr dhe ai /ajo rrotullohet neper gaca dite e nate 

3)i lidhet permbi nje gjarper me emrin Esh-shuxha El-akre (eshte emer I nje gjarperi shum helmues)syte e tij jane nga zjarri dhe thonjet I ka te hekurt,qdo thua I tij eshte sa udhetimi nje dite, ky gjarper I bie te vdekurit dhe I thot :’’Une jam Esh-shuxha El-akre’,e zeri I tij eshte si gjuajtja e murmurimes,pasta jai thote:’’Me ka urdheruar Zoti im qe te godas deri ne lindjen e djellit sepse nuk e ke falur namazin e Sabahut,me ka urdheruar te godas prej drekes deri ne iknindi,sepse nuk e ke falur sabahine drekes ,me ka urdheruar te godas nga ikindia deri ne aksham ,sepse nuk e ke falur ikindin ,me ka urdheruar te godas deri en jaci sepse ske falur namazine akshamit dhe me ka urdheruar te godas deri ne agim per jacin qe nuk e ke falur’’.Sa here qe ky gjarper I bie atij/asaj e fundos ne toke 70 krahdhe ai njeri denohet keshtu deri ne Diten e Gjykimit . 

Tri denimet gjat daljes nga varri dhe ne Diten e Gjykimit jane:

1)Llogaria e ashper

2)Hidhrimi I Zotit ndaj tij/saj,

3)hyrja ne Xhehnem



Ne nje transmetim tjeter thuhet: Ai/ajo ne Diten e Kijametit del em tre rreshta te shkruar ne fytyre:

1)O humbes-e i/e hakkut te All-llahut, 

2)O i/e veqant me hidhrimin e All-llahut,

3)Ashtu sikurse e humbe hakkun e All-llahut ne dunja ,sot humbe edhe ti shpresen nga meshira –rahmeti I All-llahut’’!!!