forumi islam
Thënie të inspiruara Islame  1.E Ti , shendrrit si flori, ne bregdetin e hapur, ti je i buzeqeshuri deri ne amshim , ngase harmonizon jeten me rregullat e Krijuesit.... 

2.Vepermiret jane ato, qe kur heshtin flasin e kur flasin shendrrisin si nur.. 

3. Dyert e xhennetit , vertet gjenden nen thembrat e nenes, por kenaqesia e kesaj jete gjendet ne meditim... 

4. Kapu pas moralit, si pas mocalit , ne momentin e veshtire... 

5. 99 emrat e Krijuesit, drejtojne kah gjithesia e cilesive te Tij... 

6. Pastertia eshte rruga me e shkurt drejte Miresise... 

7. Ruajtja e nderit eshte detyra me e veshtire e cdo njeriu, se me te xhehennemit i thote Lamtumire... 

8. Agjerimi eshte shpata e besimtarit, e fshehur pas perdeve te syrit te tij , dhe e mbuluar nen nofullat dhe gezhojat e identitetit njeri.... 

9.Dituria eshte arkë, ndersa kerkuesi i saj eshte fanar , mbrojtesi i saj muxhahidin  , jetesuesi i saj xhennetli.... 10.Ma mirè mikè i fjalès sesa mikè i pushkès. 11.Sa tè besosh aq ma shumè ngritesh, sa mè shumè ngritesh aq mè shumè vetèdijèsohesh, sa vetèdijèsohesh aq ma shumè thellohesh nè dituri. 12.Diplomacia èshtè nèna e gjuhève, komunikimi èshtè pasqyra e njeriut, trimèria e fjalès nè histori èshtè qenèsi. 13.Bukuria e ndjenjave shprehet nè momentet e gèzimit. 14.Krenaria e popujve janè tè rinjtè e arsimuar. 15.Besimtari i devotshèm kalon kohèn e tij nè meditim, ndèrkaq njeriu pèrtac humb kohèn e tij nè meditim. 16.Krimi mè i rènd nè historinè e njerèzimit èshtè padituria. 17.Fjalèt e modestit janè florinjè, kontrollimi i epshit èshtè trimèri. 18.Nèn tehun e kohès lindin dijetar, nèn tehun e shpatès lindin trimat. 19.Pa dituri nuk kemi as besim, pa besim nuk kemi jetè, pa jetè nuk shpresojmè nè sukses nè ahiret. 20.Gjurmèt e paditurisè shlyhen vetèm me ndihmèn e vullnetit dhe punès, e gjurmèt e diturisè nuk ka send qè i shlyen. 21.Ruaju nga shkatèrrimi i zemrès, sepse shkatèrrimi i zemrès èshtè humbje e emocioneve, pa emocione nuk mundemi tè arrijmè te meditimi, pa meditim nuk lind arti, arti islam èshtè ngjyra e shkronjave tè besimit. 22.Èmbèlsia e rinisè èshtè kalimi i kohès nè bibliotekat e mbushura me shkronja, ndèrkaq jetèsimi i èmbèlsisè te tè rinjtè èshtè jetèsimi i jetès prej bibliotekès nè adhurim Perèndisè. 23.Cdo fjalè e thènè me qèllim nga goja e modestit èshtè adhurim, cdo ndjenjè e jetuar nèn strehèn e imanit èshtè mrekulli. 24.Koka e luaneshès èshtè e mbuluar me dituri, zemra e luanit èshtè e fshehur me modesti, gjoksi i trimit flet me mimika, heshtja e nènlokes vaj i mèrgimit...


Hamdi Nuhiju, Kumanove

____________________________________________________________________________________________________
"Shpifja ndaj femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli; e vërteta është me e gjerë sesa toka; zemra e kënaqur është më e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa guri; sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa acari; durimi është më i hidhur sesa helmi." 

Aliu r.a


"U çudita me atë person që e njeh vdekjen dhe vazhdon të qeshë; u çudita me atë që e diti se dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë); u çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas përcaktimeve dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara; u çudita me atë që e njohu llogarinë dhe vazhdon të grumbullojë pasuri; u çudita me atë që e njohu zjarrin dhe ai bën mëkate; habitem me atë që njeh Allahun me një njohje të sigurtë, dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij; habitem me atë që njeh xhennetin me një njohje të sigurtë dhe rehatohet me dynjanë; habitem me atë që njeh shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (pason atë)."

Uthmani r.a


_____________________________________________________________________________
"Pashë të gjithë miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa ruajtja e gjuhës; pashë të gjithë veshjet dhe nuk pashë veshje më të mirë sesa devotshmëria; pashë të gjithë pasuritë dhe nuk pashë pasuri më të çmuar sesa vetëmjaftueshmëria; Pashë të gjitha bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa këshilla; pashë të gjitha ushqimet dhe nuk pashë ushqim më të mirë sesa durimi."

Umeri r.a


_____________________________________________________________________________
"Vërtet, Iblisi qëndron përpara teje; vetja në të djathtën tënde; epshi në të majtën tënde; dynjaja pas teje; gjymtyrët rreth teje; i Plotfuqishmi sipër teje. Iblisi të fton për në epsh, dynjaja të fton në zgjedhjen e saj në dëm të ahiretit, gjymtyrët të ftojnë për në mëkate dhe i Plotfuqishmi të fton për në xhennet dhe falje."

Ebu Bekër es Sidik r.a